Lëvizjet në administratë/ Dorëhiqen 229 punonjës, shkarkohen e ndëshkohen 567 të tjerë

Largimet nga administrata publike janë rritur me 23.5% gjatë vitit 2018, ndërsa masat disiplinore ndaj punonjësve janë shtuar në masën 150.9% krahasuar me vitin 2017. Nga të dhënave të Departamentit të Administratës Publike, të siguruara nga Shqiptarja.com, rezulton se, gjatë vitit 2018 janë larguar gjithsej 568 punonjës nga administrata publike për arsye të ndryshme. Nga grupi i të larguarve, 229 nëpunës civilë kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa 38 janë shkarkuar për shkak të shkeljeve në detyrë dhe në kuadër të luftës kundër parazitëve dhe grabitqarëve në zyrat e shtetit. Gjithashtu, nga grupi i të larguarve, 112 punonjës kanë dalë në pension, 11 janë larguar për shkak të veprimit të ligjit të dekriminalizimit, ndërsa 178 për arsye të tjera, të paspecifikuara.

Sipas të dhënave, krahasuar me vitin 2017, në vitin 2018 dorëheqjet janë rritur me 19.9%, daljet në pension me 3.7%, shkarkimet janë rritur me 15.2% dhe largimet për arsye të tjera, të paspecifikuara, me 52.1%. Gjatë vitit 2018, janë marrë 228 masa disiplinore ndaj punonjësve të administratës publike, pa përfshirë 38 masa me largim nga puna, të cilat janë përfshirë në numrin e përgjithshëm të largimeve nga administrata. 34 punonjës janë ndëshkuar me mbajtjen 1/3 së pagës për një periudhë deri në 6 muaj, 96 punonjës me pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë deri në dy vjet dhe 98 me vërejtje. Krahasuar me vitin 2017, gjatë vitit 2018, janë rritur me 15.2% rastet e masës disiplinore “Largim nga shërbimi civil”, janë rritur me 112,5% rastet e masës disiplinore “Mbajtje deri në 1/3 e pagës për një periudhë deri në 6 muaj”, janë rritur me 159.5% rastet e masës disiplinore “Pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë deri në dy vjet përfshirë rritjen në shkallën e pagës” si dhe janë rritur me 390 % rastet e masës disiplinore “Vërejtje”.

Rekrutimet
Gjatë vitit 2018, janë zhvilluan 541 procedura konkurrimi për 1218 pozicione vakante në administratën publike, në kategoritë ekzekutive, të ulët e të mesme drejtuese dhe të niveleve të larta drejtuese. Numri total i aplikimeve për të gjitha pozicionet e shpallura për vitin 2018, është 27 067, nga të cilët rezulton se 13 658 aplikantë i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në shpallje. Numri mesatar i kandidatëve për një pozicion për vitin 2018 llogaritet të jetë 22. Nga 1 218 pozicione vakante, në përfundim të vitit 2018, si rezultat e procedurave të konkurrimit, emërimeve nga lista fituese, zbatimeve të vendimeve gjyqësore dhe transferimeve të përhershme, u plotësuan gjithsej 1074 pozicioneve vakante. Në kategorinë ekzekutive janë emëruar 819, në kategorinë e ulët drejtuese 184 persona, në kategorinë e mesme drejtuese 54 persona dhe 17 persona në nivelet e larta drejtuese.

Largimet nga administrata (2018)
-Dorëheqje, 229 nëpunës civilë
-Dalje në pension, 112 nëpunës civilë
-Masa disiplinore “Largim nga shërbimi civil”, 38 nëpunës civilë
-Lirim për shkak të ligjit nr. 138/2015, 11
-Arsye të tjera, 178

Masa disiplinore (2018)
-Mbajtjen deri në 1/3 e pagës për një periudhë deri në 6 muaj, 34 nëpunës civilë
-Pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë deri në dy vjet, përfshirë rritjen në shkallën e -pagës, 96 nëpunës civilë
-Vërejtje 98 nëpunës civilë

Rekrutimet në administratë (2018)
-541 procedura konkurrimi
-1218 pozicione të shpallura vakant
-27067 aplikime
-13658 aplikantë kanë plotësuar kriteret
-U plotësuan gjithsej 1074 pozicioneve vakante  

( Kliko këtu ) për raportin e plotë të DAP për 2018

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?