Lewandowski mposht Messin dhe Salah, shpallet lojtari më i mirë për 2021! Nga goli më i bukur te formacioni më i mirë, FIFA ndan çmimet 'The best'

Lewandowski mposht Messin dhe Salah, shpallet lojtari më i mirë për 2021! Nga goli më i bukur te formacioni më i mirë, FIFA ndan çmimet 'The best'

Robert Lewandowski

Robert Lewandowski ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s për herë të dytë radhazi, duke mposhtur në këtë betejë Lionel Messin dhe Mohamed Salah. I emocionuar, në ceremoninë e zhvilluar ditën e sotme në Zyrih, Lewandowski u shpreh se nuk e kishte menduar kurrë që do të arrinte këto suksese në karrierën e tij.

“Faleminderit, jam shumë i nderuar që e fitoj këtë trofe. Ndihem shumë krenar, kjo u përket shokëve të skuadrës dhe trajnerëve të mi. Nuk ëndërroj kurrë të thyej këtë rekord (të Gerd Muller). Të shënoj 41gola në 29 ndeshje, nëse më pyesni se disa vite më parë nëse është e mundur do t’ju thoja se është e pamundur. Gjithashtu i them faleminderit. Ai vendosi kaq shumë rekorde dhe për mua ishte gjithmonë hapi tjetër për t’i thyer ato”, tha Lewandowski.

Lojtarja e Barcelonës, Alexia Putellas fiton çmimin “Lojtarja më e mirë e femrave” e FIFA-s, duke mposhtur superyllin e Chelseat, Sam Kerr dhe bashkëlojtarin e Barcelonës, Jenni Hermoso.

Tranjeri më i mirë është vlerësuar Thomas Tuchel, duke mposhtur Pep Guardiolën dhe trajnerin e Italisë, Roberto Mancini. Tifozët e Danimarkës dhe Finlandës kanë fituar çmimin për tifozët më të mirë, kjo për sjelljen e tyre të treguar në stadium gjatë incidentit me Eriksen në Euro 2020. Teksa mesfushori danez po përjetonte një nga momentet më të vështira, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, tifozët finlandezë filluan të thërrisnin ‘Christian’ dhe danezët iu përgjigjën ‘Eriksen’.

As Cristiano Ronaldo nuk doli pa rrëmbyer një çmim. Ai u shpall golashënuesi më i mirë ndërkombëtar i meshkujve me 115.

“Është një ëndërr. Fillimisht, më duhet të falënderoj bashkëlojtarët e mi në kombëtare në 20 vitet e fundit me të cilët kam luajtur. Rekordi ishte 109, apo jo? Pra gjashtë përpara. Jam shumë krenar. Është një çmim special nga FIFA, një organizatë që e respektoj shumë. Gjithashtu duhet të falënderoj familjen time. Së shpejti do të jem sërish baba. Është shumë mirë të jesh golashënuesi i të gjitha kohërave. Unë kam ende pasionin për lojën dhe për të shënuar gola. Unë luaj futboll që në moshën pesëvjeçare. Kur shkoj në fushë, edhe në stërvitje, motivimi im është ende aty. Do jem 37-vjeç së shpejti, ndihem mirë. Vazhdoj të punoj shumë. Më pëlqen loja dhe kam pasion. Dua të vazhdoj. Shpresoj të luaj ndoshta katër ose pesë vjet, gjithçka është mentale. Nëse e trajtoni mirë trupin tuaj, kur të kesh nevojë do të ta kthejë”, tha ai.

Donnarumma; Dias, Bonucci, Alaba; Jorginho, Kante, De Bruyne; Ronaldo, Haaland, Lewandowski, Messi i futën në listën e formacionit më të mirë.

Formacioni më i mirë

Të gjitha çmimet
Lojtari më i mirë i FIFA-s për meshkuj
 – Robert Lewandowski
Lojtarja më e mirë e FIFA-s për femra – Alexia Putellas
Formacioni XI i FIFA Fifpro për meshkuj: Donnarumma; Dias, Bonucci, Alaba; Jorginho, Kante, De Bruyne; Ronaldo, Haaland, Lewandowski, Messi
Formacioni XI i FIFA Fifpro për Femra: Chistiane Endler; Lucy Bronze, Wendy Renard, Mille Bright, Magdalena Erikkson; Estafania Banini, Carli Lloyd, Barbara Bonansea; Vivianne Miedema, Marta, Alex Morgan
Çmimi i tifozëve të FIFA-s – Tifozët e Danimarkës dhe Finlandës
Trajneri më i mirë i FIFA-s për meshkuj – Thomas Tuchel
Trajnerja më e mirë e FIFA-s për femra – Emma Hayes
Çmimi i FIFA Fair Play – Kombëtarja dhe Stafi i Danimarkës
Çmimi Puskas – Erik Lamela
Portieri më i mirë i FIFA-s për meshkuj – Edouard Mendy
Portieri më i mirë i FIFA-s për femra – Christiane Endler
Çmimi Special më i Mirë i FIFA-s – Christine Sinclair
Çmimi Special më i Mirë i FIFA-s – Cristiano Ronaldo
Golashënuesi rekord i të gjitha kohërave në nivel ndërkombëtar – Cristiano Ronaldo

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës