'Leximi online' si mënyrë argëtimi, përkthyesja: Don Gjergj Meta më kërkoi poezinë për koronavirusin

Një ide origjinale nga përkthyesja Aida Baro gozhdon përpara kompjuterit fëmijë, por edhe të rritur në një kohë kur të gjithë gjenjne forma të ndryshme argëtimi gjatë izolimit në shtëpi. Një praktikë e veçantë leximi online për të argëtuar fëmijët në këto 28 ditë karantinë. Në një lidhje skype për Repolitix përkthyesja Baro flet për të eksperiencë të vecantë që ndan me publikun e vogël virual.

"Leximi online ishte një iniciativë e rastësishme dhe gjithmonë i lexoja dy mbesave të mia të vogla. Por në mungesë të këtyre vendosa që t’i lexoja atyre online me idenë që miqtë e mi, që kanë fëmijë të vegjël të kenë kënaqësi, pasi janë poezi të shkurtra dhe nuk e ngarkojnë fëmijën. Nga përgjigjet që kam marrë, jo vetëm fëmijët por edhe mamatë kanë gjetur qetësi dhe i çlodh dhe tashmë më është bërë një pjesë ritmi i përditshëm. Të gjitha libraritë janë të hapura dhe kush dëshiron që të lexojë libra mund t’i porosisin edhe online, nëse nuk duan të dalin nga shtëpia. Një nga titujt që kemi nxjerr së fundmi është: ''Si të përballemi me vetminë” i cili i ndihmon njerëzit që të gjejnë vetveten në një situatë si kjo në të cilën ndodhemi", thotë përkthyesja

Baro flet edhe për përkthimin më të fundit që i është kërkuar t'i bëjë poemës për koronavirusin, poeme e cila ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale duke u bërë shumë virale edhe në Itali.

''Mua më erdhi rastësisht pasi ma dërguan shumë miq të mi por që nuk ua kisha vënë veshin nga ngarkesa e madhe në punë, sepse ne vazhdojmë normalisht. Por Don Gjergj Meta më bën një thirrje publike për ta përkthyer dhe atëherë e mora në dorë. Ajo nuk është një poemë, as një poezi por është një prozë poetikë e autores Kiki Omera e cila është amerikane, jeton ende, një mësuese e dalë në pension. Edhe në Itali është përhapur si një variant i poemës që ka të bëjë me gripin spanjoll apo me murtajën, por autorja e ka shkruar për këtë situatë në të cilën ndodhemi, për situatën e koronavirusit që po qarkullon në të gjithë botën dhe nuk ka lidhje me kohërat e mëparshme. Thelbi i kësaj proze është që ta gjejmë lumturinë tek gjërat e vogla, tek gjërat shpirtërore dhe përtej materiales dhe atij makthit që na ka përfshirë''.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale