LEZHE- Banorët e fshatit Piraj në qytetin e Lezhës kanë dalë sot në protestë për shkatërrimin e rrugës që lidh me supërstradën.
 
Banorët kanë bllokuar rrugën hyrëse të fshatit, ku sipas tyre nuk do lejojnë të zhvillohen zgjedhje në zonën e tyre.
 
Ata kërkojnë të rregullohet rruga më gjatësi 2 kilometër.
 
Përvec rëndësisë jetike, banorët këmbëngulin që rruga të ndërtohet sepse mban dhe emrin e dëshmorit Gentjan Marku.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com