LEZHË - Kandidati i Aleancës për Punë e Dinjitet në Lezhë Fran Frrokaj gjatë takimeve me banorët e fshatit Gryk Lumi dhe Lagjes së "Kampit" në fshatin Shënkoll ka kërkuar nga banorët votë masive për t’i dhënë fund një sistemi qeverisje me një lum mashtrimesh që ka bërë e majta.
 
Në Grykë Lumi, Frrokaj konsiderohet si personi që gjithnjë merret më zgjidhjen e problemeve të banorëve, ndaj këta të fundit i kanë dhënë një mbështetje masive atij në tre mandate që ka drejtuar komunen e Shënkollit.
 
Para banorëve të lagjes së Kampit në Shënkoll Frrokaj ka deklruar se hallet e tyre nuk do ti zgjidhë LSI, por vetë ata dhe sëbashku do të realizonin shume projekte në funksion të kësaj lagjëje.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)