Shëtitorja e re mbi Lumin Drin në Lezhë është dëmtuar sërish, ende pa u inauguruar. 

Në disa pjesë të saj ka rrëshqitje të vazhdueshme të dheut, duke sjellë dëmtimin e trotuarit të këtij investimi mjaft të rëndësishëm për Lezhën.

Kjo situatë e krijuar ka vënë në pikëpyetje cilësinë e punimeve në këtë shëtitore, ndërsa bashkia ka bërë të ditur se nuk do t’a marrë në dorëzim pa u riparuar pjesët e dëmtuara.

Rrëshqitje dheu u konstatuan edhe pak muaj më parë në shëtitoren e Lumit Drin në Lezhë, por që u riparuan nga firma zbatuese e këtij projekti.

Një problematikë tjetër është edhe derdhja e ujërave të zeza të qytetit në lumin Drin duke sjellë ndotje masive në qytet.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com