Lezhë/ Ekzekutimi i Entjan Nikulajt, sekuestrohen 25 gëzhoja, dyshohet se morën pjesë 3 autorë! Pistë hetimi gjakmarrja, 10 të shoqëruar

LEZHË- Një 40-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri në një atentat të mirë organizuar në Lezhë. Ngjarja ndodhi rreth orës 21 e 30 minuta të mbrëmjes së 2 dhjetorit në aksin rrugor Milot-Lezhë në vendin e ruajtur “Ura e Trenit” në hyrje të qytetit. Objektiv i sulmit me armë ishte Entjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt, biznesmenit të vrarë me 19 prill të këtij viti në lokalin në pronësi të tij në Shëngjin.

40-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash teksa po lëvizte me automjetin e tij fouristrade ML në drejtim të Lezhë. Nga të shtënat me armë fillimisht mbeti i plagosur rëndë dhe humbi jetën disa minuta më vonë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës, pasi pavarësisht ndihmës së parë mjekësore nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra në disa pjesë të trupit.

Ndërkohë rreth 60 minuta pas ngjarjes u gjet një automjet duke u djegur në afërsi të Rinasit, brenda se cilës kishte dhe në armë zjarri automatik. Referuar dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në vendin ku ndodhi ngjarja, rezulton se kjo makinë BMW ngjyrë gri me targa të denoncuara të vjedhura në Tiranë është përdorur nga autoret në atentatin ndaj 40-vjeçarit Entjan Nikulaj. Ata mendohet të kenë qenë dy persona, ndërsa një i tretë mund t’i ketë informuar mbi lëvizjet e objektivit të tyre.

Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 10 persona, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 25 gëzhoja automatiku. Pista kryesore e hetimeve është ajo e gjakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, ku 40-vjeçari Entjan Nikulaj është viktima e tretë në harkun kohor të pak muajve, pasi pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulajnë muajin korrik u ekzekutua me armë zjarri në Balldre Nikolin Lekstakaj.

Vrasja e Ardian Nikulajt
Mesditën e 19 prillit, biznesmeni Ardian Nikulaj u qëllua me 7 plumba teksa ishte ulur në lokalin e tij, ndërsa eklzekutori u largua me motor. Sipas prokurorisë Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit ndaj biznesmnit Nikulaj, për hakmarrje. Katër personat që u kapën dhe u arrestuan në Britani, pasi u shpallën në kërkim në Shqipëri janë Steven Hunt, 49 vjeç, Thomas Mithan, 35 vjeç, të dy nga Bristol, Edmond Haxhia, 37 vjeç, nga Birmingham, si dhe 27-vjeçarja Harriet Bridgeman nga Bristol. Ata kishin mbërritur në Shqipëri si turistë por në fakt kanë bërë rolin e vëzhguesit të biznesmenit duke informuar autorin deri në goditjen finale. Një prej tyre Stiven Hunt ka qëndruar për disa ditë edhe në hotelin “Coral” në pronësi të Nikulajt, ku mendohet se ka arritur të depërtojë edhe në sistemin e kamerave të sigurisë duke i dhënë grupit mundësinë të vëzhgojë në kohë reale lëvizjet e biznesmenit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:33
Ekzekutimi i Entjan Nikulajt, del FOTO e kallashit brenda makinës së djegur

1701588905_armelezhe.jpg

Report Tv ka siguruar foton e kallashnikovit brenda makinës së djegur në Rinas, me të cilin dyshohet se është ekzekutuar Etjan Nikulaj mbrëmjen e 2 dhjetorit. 40-vjeçari u qëllua me breshëri kallashnikovi, ndërsa policia ka sekuestruar 25 gëzhoja në aksin Milot-Lezhë, ku ndodhi ngjarja.

Pas vrasjes, në afërsi të Rinasit u gjet një automjet duke u djegur, brenda se cilës kishte dhe një armë zjarri automatik. Referuar dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në vendin ku ndodhi ngjarja, rezulton se kjo makinë BMW ngjyrë gri me targa të denoncuara të vjedhura në Tiranë është përdorur nga autoret në atentatin ndaj 40-vjeçarit Entjan Nikulaj.

Ora 08:11
Vrasja e djalit të xhaxhait të Ardian Nikulajt në Lezhë, dyshohet për gjakmarrje! Si nisi hasmëria me fisin Lekstakaj për 1 mijë lekë

 

Viktima Entjan Nikulaj

Entjan Nikulaj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në aksin Milot-Lezhë mbrëmjen e 2 dhjetorit. 40-vjeçari është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt, i cili u ekzekutua më 19 prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin për gjakmarrje. Entjan Nikulaj u qëllua në hyrje të Lezhës teksa lëvizte me mjetin e tij fuoristradë, ndërsa 3 persona dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e tij. 

Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 25 gëzhoja automatiku. Pista kryesore e hetimeve është ajo e gjakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, ku 40-vjeçari Entjan Nikulaj është viktima e tretë në harkun kohor të pak muajve, pasi pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulajnë muajin korrik u ekzekutua me armë zjarri në Balldre Nikolin Lekstakaj.

Historia e hasmërisë mes 2 fiseve që nisi për 1000 lekë
Hasmëria mes fisit Palaj (Lektasaj) dhe Nikulaj e ka zanafillën në vitin 1996 ku anëtarë të familjes Palaj (Lektasaj) kanë ekzekutuar vëllain e Ardian Nikulaj, pas një konflikti të çastit në një pikë karburanti për 1000 lekë karburant. Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një përson tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën. Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.

Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj. Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj. Sot e kësaj dite kjo ngjarje e rëndë e ndodhur disa vite më parë është e pazbardhur dhe s’ka asnjë autor të dënuar nga drejtësia. 

Ka qenë kjo histori që ka sjellë disa vrasje mes dy fiseve, ku vrasja e Ardian Nikulajt në 19 prill të 2023 u pasua me vrasjen e Nikolin Lekstakajt, tre muaj më pas në 19 korrik. Ndërsa pas gati 7 muajsh nga vrasja e Ardian Nikulajt, u ekzekutua edhe i afërmi i tij Entjan Nikulaj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miku: 03/12/2023 10:38

    Entjani i shkrete vetem mbiemri e ka lidh me Nikulajt, se zemren e ka pas te bardhe!

    Përgjigju
    • Djali: 03/12/2023 14:24

      E vertete, Entiani ka kene rob zoti! Djale, shume i mire!

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim