Vrasja e djalit të xhaxhait të Ardian Nikulajt në Lezhë, dyshohet për gjakmarrje! Si nisi hasmëria me fisin Lekstakaj për 1 mijë lekë

 

Viktima Entjan Nikulaj

Entjan Nikulaj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në aksin Milot-Lezhë mbrëmjen e 2 dhjetorit. 40-vjeçari është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt, i cili u ekzekutua më 19 prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin për gjakmarrje. Entjan Nikulaj u qëllua në hyrje të Lezhës teksa lëvizte me mjetin e tij fuoristradë, ndërsa 3 persona dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e tij. 

Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 25 gëzhoja automatiku. Pista kryesore e hetimeve është ajo e gjakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, ku 40-vjeçari Entjan Nikulaj është viktima e tretë në harkun kohor të pak muajve, pasi pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulajnë muajin korrik u ekzekutua me armë zjarri në Balldre Nikolin Lekstakaj.

Historia e hasmërisë mes 2 fiseve që nisi për 1000 lekë
Hasmëria mes fisit Palaj (Lektasaj) dhe Nikulaj e ka zanafillën në vitin 1996 ku anëtarë të familjes Palaj (Lektasaj) kanë ekzekutuar vëllain e Ardian Nikulaj, pas një konflikti të çastit në një pikë karburanti për 1000 lekë karburant. Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një përson tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën. Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.

Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj. Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj. Sot e kësaj dite kjo ngjarje e rëndë e ndodhur disa vite më parë është e pazbardhur dhe s’ka asnjë autor të dënuar nga drejtësia. 

Ka qenë kjo histori që ka sjellë disa vrasje mes dy fiseve, ku vrasja e Ardian Nikulajt në 19 prill të 2023 u pasua me vrasjen e Nikolin Lekstakajt, tre muaj më pas në 19 korrik. Ndërsa pas gati 7 muajsh nga vrasja e Ardian Nikulajt, u ekzekutua edhe i afërmi i tij Entjan Nikulaj.


Lajmi kryesor:

Lezhë/ Ekzekutimi i Entjan Nikulajt, sekuestrohen 25 gëzhoja, dyshohet se morën pjesë 3 autorë! Pistë hetimi gjakmarrja, 10 të shoqëruar


SI.E./E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!