Lezhë/ Mësuesi goditi nxënësin në shkollën ‘Kosova’, pezullohet nga puna! Klasa e 9-të në protestë: Nuk futemi në mësim pa profesorin, ra pre e një kurthi

Nxënësit e klasave të nënta në shkollën 9-vjeçare "Kosova" në qytetin e Lezhës, bojkotuan procesin mësimor këtë të enjte (16 nëntor). Shkak u bë largimi nga pune i mësuesit të Matematikës Ramiz Bajrami, i cili pak dite më parë shfaqej në një video në rrjetet sociale duke goditur një nxënës, gjatë orës së mësimit.

Nxënësit e konsiderojnë të padrejtë vendimin e Ministrisë së Arsimit për largimin nga puna të mësuesit, që sipas tyre ai u provokua dhe ra pre e një kurthi brenda klasës.

“Unë quhem Sara Deda dhe jam nxënëse e klasës së 9-A. Sot kemi lajmëruar drejtorinë e shkollës që do bojkotojmë orën e mësimit se nuk jemi dakord për vendimin që është marrë për profesorin e Matematikës dhe Fizikës, profesor Ramiz Bajrami. Është shfaq një video e profesorit, ku në ato video nuk është tregu dhuna. Nëse nxënësi është ndjerë i dhunuar ai duhet të na sjellë një raport mjekësor që është i dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht. Atëherë ne s’jemi fare dakord. Ma vjen gjynah për profesorin, se ka rënë pre e një loje që mund të jetë bërë nga klasa dhe çdo profesor mund të bie. Nëse profesor Ramizi përjashtohet, atëherë duhet të përjashtohet çdo lloj mësuesi që është në këtë shkollë se gjithë mësuesit e kanë pasur një problem kur kanë dalë nga vetja.  Ne nuk do futemi në mësim pa profesor Ramizin, këtë e kemi të qartë. Nuk na intereson fare, ne duam vetëm që të vijë profesor Ramizi dhe t’ua bëjmë të qartë të gjithëve që pa profesor Ramizin ne asnjëri nuk futemi në mësim”, thotë nxënësja Sara Deda.

“Ne kemi vendosur që të bojkotojmë. Nuk do të hyjmë në mësim derisa profesori ynë të kthehet në krye të punës. Përderisa nxënësi nuk ka pasur shenja dhune e kanë hequr kot nga dhuna e kanë heq kot nga puna dhe ne s’do futemi në mësim derisa profesori të kthehet në punë.

Kemi dalë në protestë për profesorin tonë dhe nuk futemi në mësim. Nuk pranojmë asnjë mësues tjetër që të na bëjë mësimin. E kanë hequr prej pune pa të drejtë”, thonë nxënësit.

Stafi pedagogjik dhe Komisioni i Disiplinës nuk ka kërkuar asnjë lloj mase ndaj mësuesit, ndaj dhe nxënësit e irrituar kërkojnë që ministria të tërhiqet nga ky vendim i padrejtë.

“Stafi pedagogjik dhe Komisioni i Disiplinës nuk ka kërkuar asnjë lloj mase për me e heq mësuesin nga puna. Ky vendim është marrë nga Ministria e Arsimit dhe është diçka e padrejtë. Nëse Komisioni i Disiplinës dhe stafi pedagogjik nuk kanë pranuar që profesori të largohet, atëherë kurrkush se ka këtë të drejtë. Ne jemi duke kërkuar këtu të gjitha të drejtat e profesorit që janë duke ja humbur”, tha nxënësja Sara Deda.

Në lidhje me këtë çështje nxënës të shkollës "Kosova" dhe prindër po përgatisin dhe një peticion drejtuar Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar në Lezhë dhe ministrisë, ndërsa paralajmërojnë bojkot të vazhdueshëm të mësimit deri në rikthimin në punë të mësuesit Ramiz Bajrami.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/11/2023 01:10

    Shume thone ne komente qe eshte ky brez,por ne fakt keshtu ka qene historikisht.Kur nena ime ishte nxenese ne 7-vjecare,sepse aq ishte atehere arsimi i ulet,nje mxenes qe ishte para saj po sillej /capkence/ dhe mesuesi tentoi t'a denonte duke e qelluar me vizore metalike ne koke.Nxenesi levizi koken per t'a evituar dhe maja e vizores goditi ne fytyre nenen time qe ishte mbrapa tij,dhe i plasi gjaku e me vone ju enjt faqja.Dhe sot e kesaj dite qe eshte e moshuar akoma e ka shenjen ne faqe.Une mendoj qe problemi nuk qendron ne se ka nxenes te prape e mesues te dhunshem,por te koncepti si mendohet sistemi arsimor.Klasa eshte konceptuar gjithemone si minibatalion ushtarak,ku nxenesit supozohet te rrine ne ore te mesimit si ushtare te vegjel qe vetem duhet te binden e mesuesit si komandante qe vetem japin urdhera,por a mund te presesh nga nje femije te kete disiplinen e nje ushtari dhe nje mesuesi te kete ftohtesine e qetesine e logjikimit te nje gjenerali qe shikon batalionet nga maja e kodres,kur ne fakt cdo dite eshte e sillet si komandant skuadre ne mes te zjarrit te betejes??!!

    Përgjigju
  • Lui: 16/11/2023 14:03

    Profesioni i mësuesit është profesioni më i vështirë në jetën njerëzore (pas atij prindëror). Janë pikërisht mësuesit që kanë në dorë të ardhmen e shoqërisë. Dhe këtë e konfirmon më së miri gjendja e shoqërisë shqiptare në ditët që jetojmë. Me vite u shkatërrua arsimi dhe degradimi i figurës së mësuesit dhe sot gjendemi këtu ku jemi. Një shoqëri pa vlera. Ku sundon një vetëkënaqësi e çdo individi dhe kur përballen me mësuesit u “mësojnë” se si duhet të sillet mësuesi me fëmijën e tij. Prandaj arsimtarët duhet të jenë të parët më të mirëpaguar, të vlerësuar dhe sigurisht me kërkesë të lartë llogaridhënie. Ekonominë mund ta ngresh me disa reforma brenda një plani 5-vjeçar. Por një shoqëri duhen breza të ngrihet në vlerar njerëzore etike e morale dhe këtë e bën vetëm arsimi. Me arsim nul duhet të kuptojmë vetëm marrje diturie të lëndëve të caktuara. Me arsim mbi të gjitha duhet të kuptojmë edukim të shoqërisë ku individi të jetë i denjë të ndërtojë një shoqëri me vlera të larta etiko-morale, pastaj vjen nxënia me dituri për një profil të caktuar!!

    Përgjigju
  • avokati: 16/11/2023 12:32

    Mos lejimi i mesuesve per te zhvilluar mesim normal,prej nxenesve rrugac ka rreth 2 dekada qe ndodh ne shqiperi,dhe presioni per note,qe realizohet prej te ''forteve''. Shteti ka gjetur rrugen me te lehte,qe nuk zgjidh asnje problem, largimin e mesuesve?? DUHET ME LIGJ TE PERJASHTOJ NGA SISTEMI ARSIMOR PUBLIK kedo qe ne raste te perseritura nuk lejon zhvillimin normal te mesimit

    Përgjigju
  • Tibco: 16/11/2023 12:07

    Brez m..., koketrashe që i gjejne te gjitha gati dhe vetem duan te hane e te rrine ne tiktok

    Përgjigju
  • Bobi: 16/11/2023 11:52

    I lumte dora. Po kur nxe nuk te le te besh mesim per te gjithe te tjeret dhe nga kl se nxjerr dot si te veprosh? Prinderit te divorcuar nena jashte dhe baba ne burg.Ke ti kerkosh te sjell gjyshen 90 vjece se prinderit as kujtohen . Ajo e shkreta thote mblidheni ju se une s'mundem. Nxe 15 vjec ne kl 8 perdorues i lendeve narkotike.Nga shkolla se perjashton dot se do jete kontigjent. Te me thote njeri si mund te veprohet?

    Përgjigju
  • Ermal: 16/11/2023 10:53

    Na kan rrah me rrige,na kan kap per basetash edhe skena ba za. Ky brez legen qe filmon cdo gja edhe te hek nga puna per nji shpute.

    Përgjigju
    • Lira: 16/11/2023 11:18

      Prandaj I ke te gjithe me trauma sit. Do ishte nje turp I jashtezakonshem te kthehej nje mesues I dhunshem. Jo vetem perjashtim por edhe burg meriton ai per dhunim te te miturve

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Rusia dënon gazetaren e dytë amerikane në një proces gjyqësor sekret

Rusia dënon gazetaren e dytë amerikane në një proces gjyqësor sekret