Lumi Drin në qytetin e Lezhës është i ndotur masivisht.
Ujërat e zeza të qytetit vijojnë të derdhen në lum, ndërsa brigjet e tij janë kthyer në një vend depozitim mbetjesh. Ndotja e lumit ka ardhur nga vetë banorët e Lezhës të ciltë tregohen të papërgjegjshëm dhe hedhim mbeturinat në lum. Rënia e ndjeshme e nivelit të ujit gjatë ditëve të fundit ka bërë që kjo problematikë të jetë më evidente, pasi mbeturinat kanë dalë në sipërfaqe.
Edhe lëvizja e qytetarëve përgjatë shëtitores është reduktuar ndjeshëm për shkak të aromës së rëndë që është krijuar nga niveli i lartë i ndotjes së lumit. Kjo problematikë pranohet dhe nga Bashkia e Lezhës.Nënkryetari i Bashkisë Enver Hafizi thonë se derdhja e ujërave të zeza do të ndalohet shumë shpejt, ndërsa në të ardhmen pastrimi i qytetit do të përfshijë edhe brigjet e lumit Drin.
"Mbetjet e ujërave të zeza është një problem i vazhdueshëm o mbajmë kontakte me Ujësjellësin e Kanalizimeve që dy pikat problematike të Drinit të futen edhe ato në sistemin unazor të qytetit dhe të përfundojnë brenda ujërave të kanalizimeve të ujërave të zeza që derdhen pastaj te landfilli i famshëm. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me firmën kontraktore por ne jemi në fazën e rivlerësimit dhe një here të kontraktorit të pastrimit të Lezhës, është obligim i ynë që kontraktori i ri do të jetë më në kontakt me firmën pastruese dhe Bashkinë Lezhë" u shpreh Hafizi.
Me rritjen e nivelit prurjeve të lumit në kohë reshjesh të gjitha mbeturinat përfundojnë në det, që do të thotë se kjo sjell dhe ndotje të bregdetit të Shëngjinit.
Përballë kësaj situate kjo është mënyra më e keqe e prezantimit të rajonit të Lezhës i cili ka në fokus kryesor turizmin.
[gallery]20147[/gallery]
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO