LEZHË - Pjesë e një fushate sensibilizuese kundër drogës janë bërë 151 nxënës të moshave 12 dhe 13 vjeçare të cilët kanë qëndruar sëbashku për 4 dite në një kamping në ishull Lezhë.
Ky projekt që financohet nga ambasada e Shteteve të Bashkuara nëpërmjet programit te saj të Asistencës Policore ICITAP e mbështetur nga programi “Mbështetja e Suedisë për Policimin në Komunitet, ministria e brendshme dhe ajo e arsimit është finalizuar ditën e sotme me një aktivitet ku janë prezantuar edhe punimeve në pikturë pikërisht me temë stop drogës.
“Bashkë me moshatarët tuaj që sot nuk janë këtu me prindërit tuaj do të jemi fitues ndaj luftës kundër drogës dhe duhanit. Atëherë do të jemi kampionë të vërtetë.”-tha Lindita Nikolla.
Ky projekt është cilësuar si mjaft produktiv në përgatitjen e fëmijëve ndaj këtyre fenomeneve negative edhe në shoqerinë shqiptare si dhe për t’i thënë një jo të fortë përdorimit të drogës, alkoolit dhe duhanit.
Ky ekskursion ka konsistuar në zhvillimin e aktiviteteve kulturore-sportive,gjithashtu janë zhvilluar takime sensibilizuese me nxënësit për ato çështje që sot shqetësojnë më së tepërmi fëmijët, familjen apo shoqërinë në tërësi.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
kundër drogës dhe alkoolit"">