LEZHË - Një 45-vjeçar u paraqit dje në spitalin e Lezhës pasi ishte vetëplagosur në këmbë me armë zjarri.
Policia nën me dije se sot pas hetimeve rezultoi se arma që posedonte 45 vjeçari Mond Gjoka ishte pa leje dhe se pas vetëplagosjes në lokalin e tij e ka fshehur armën, që të mos zbulohej e vërteta.
Për këtë, policia ka vendosur arrestimin e tij. Për momentin Mond Gjoka është në spital në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
'Në vijim të informacionit të dhënë mëngjesin e djeshëm, për vetëplagosjen në këmbë, me armë zjarri, të shtetasit M. Gj., 45 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë, informojmë se janë kryer veprimet procedurale për arrestimin e 45-vjeçarit, sepse nga verifikimet rezultoi se armën e zjarrit e posedonte pa leje.
Gjithashtu, ky shtetas, pas vetëplagosjes, në lokalin e tij, e ka fshehur armën, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës së rastit. Shtetasi M. Gj. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.', njofton policia.
45-vjeçari Mond Gjoka u vetëplagos me armë zjarri pranë një lokali në fshatin Gryk Zezë të Lezhës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të këtij rasti, për të parë nëse ka patur ndonjë konflikt mes personave të tjerë dhe 45-vjeçarit i cili paraprakisht nuk rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm penal.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Dhjetor, 20:45
Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?
-
Po
76.5%
-
Jo
19%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 4401
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Të rinjtë me origjinë shqiptare, lindur në SHBA vizitojnë monumentin e Skënderbeut: Jemi krenarë për Shqipërinë dhe Heroin tonë Kombëtar
4 Dhjetor, 13:10
-
Përplasja me armë zjarri në Kallmet të Lezhës, Prokuroria kërkon 12 vite burg për ish kreun e Njësisë Administrative dhe 28 vite për Altin Markun
4 Dhjetor, 10:05
-
Kurbin/ Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale, 21-vjeçari sheh efektivët dhe arratiset! Gjendet pushka dhe fishekët në makinë, shpallet në kërkim (EMRI)
3 Dhjetor, 15:42
-
Policia ‘blindon’ Lezhën, kontrolle për mjetet me xhama të zinj e ato të blinduara! Në një javë rreth 860 gjoba
3 Dhjetor, 08:54
-
Lejuan ndërtime pa leje në zonën e mbrojtur të Patokut, prokuroria e Lezhës çon në gjykatë dosjen për ish drejtorin e IMT-së Kurbin, ish kryeinspektorin e IKMT-së e 6 të tjerë
2 Dhjetor, 09:04
-
Lezhë/ 45-vjeçari shkon në spital me plumb në këmbë, dërgohet te Trauma! Ja çfarë dyshohet (EMRI)
2 Dhjetor, 08:12
-
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Makinat përplasen me njëra tjetrën, plagosen drejtuesit e automjeteve
1 Dhjetor, 17:39
-
Kampi i Gjadrit i boshatisur nga emigrantët, protesta e ‘vonuar’ e aktivistëve: Marrëveshje ilegale! Nuk është Europa e Ramës dhe Melonit (VIDEO)
1 Dhjetor, 12:55
-
Zhvillohet kampionati i mundjes në Lezhë, pjesëmarrës 14 ekipe nga i gjithë vendi! Fituesit do përfaqësojnë Shqipërinë në garat ndërkombëtare
1 Dhjetor, 10:54
-
Aksident në aksin Lezhë-Laç, një prej mjeteve shpërthen në flakë! Plagosen dy drejtuesit (VIDEO)
1 Dhjetor, 09:54
-
Prezantohet skema e re e stacioneve te plazhit, 83% e plazhit të Lezhës do të jetë publik, Ndreu: Rëra do të shfrytëzohet vetëm nga hoteleritë
30 Nëntor, 22:57
-
Kurbin/ Zjarri në fabrikën e këpucëve në Shullaz, shkak dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike
30 Nëntor, 11:34