LEZHE- Dy vajza të moshës 19-vjeçare rezultojnë të zhdukura prej dy ditësh në rrethin Lezhë. Sipas policisë, rasti i parë është regjistruar në lagjen “Besëlidhja”, ku familjarët e 19-vjeçares me inicialet M.D kanë denoncuar se prej 2 ditësh kanë humbur kontaktet më të. Mësohet se ajo ishte e martuar në Shkodër dhe prej 1 jave qëndronte tek prindërit e saj në Lezhë.
 
Po ashtu, një tjetër 19-vjeçare, me iniciale D.P nga fshati Barbullojë është shpallur në kërkim si e humbur. Familjarët kanë denoncuar në policinë e Lezhës se vajza e tyre ka humbur kontaktet që prej mëngjesit të sotëm.
 
Sipas policisë ka dyshime se kjo e fundit është në kryeqytet, dhe mund të jetë marrë nga ndonjë person, duke e përdorur atë si balerinë në ndonjë lokal muzike. Ndërsa për rastin e 19-vjeçares së martuar ende nuk ka asnjë informacion.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)