Libani lëshoi 100 raketa ndaj Izraelit! Mediat: Netanyahu po përgatit përgjigjen e ashpër ndaj Iranit, do zbatohet brenda pak ditësh

Libani lëshoi 100 raketa ndaj Izraelit! Mediat: Netanyahu po përgatit përgjigjen e ashpër ndaj Iranit, do zbatohet brenda pak ditësh

Ushtria izraelite ne kufirin libanez

Ushtria izraelite ne kufirin libanez

Pavarësisht se është festë, Viti i Ri hebre, kryeministri Benjamin Netanyahu do të mbajë një konsultim të nivelit të lartë të sigurisë për të vendosur se si dhe kur t'i përgjigjet sulmit raketor të Iranit, i ndodhur të martën e 1 Tetorit.

Këtë e raporton “Channel 12”, duke cituar burime sipas të cilave Izraeli "do të kërkojë një çmim të lartë nga regjimi i Ajatollah".

"Përgjigja e ashpër" e pritshme ishte e koordinuar ngushtë me administratën e Biden, tha stacioni televiziv, duke përmendur mundësinë e një telefonate të ardhshme midis Netanyahu dhe Biden. Sipas raportit, përgjigja izraelite pritet të zbatohet “brenda pak ditësh”.

Izraeli reagoi sot (3 Tetor), duke deklaruar se nuk do të lejojë që Hezbollahu të kthehet më në Libanin jugor. Deklaratën e bëri shefi i Shtabit të Izraelit.

Nga ana tjetër, rreth 100 raketa dhe mortaja janë lëshuar nga Libani kundër Izraelit në orët e fundit. IDF e pohoi, duke specifikuar se sulmi ishte përqendruar në Metula, një qytet i vendosur përgjatë kufirit midis dy vendeve dhe se disa raketa u kapën. Por nuk ka informacione për viktima dhe dëme mes civilëve.


Lajmi kryesor:

Izraeli godet Hezbollahun, Netanyahu urdhëron përgjigje ndaj Teheranit! Lideri i Iranit e paralajmëroi Nasrallah që të largohej! Biden: Po vlerësojmë me Izraelin mundësinë e bastisjes së naftës iraniane


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë

Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë