Këto që shihni në radhë janë prindër që po presin të marrin libra për fëmijët e tyre në arsimin bazë.  Librat për arsimin bazë nga klasa e parë në të 9 në gjithë Republikën e Shqipërisë jepen falas, por megjithatë një pjesë së paketës së librave prindërit po i marrin të rinj, pasi janë të korrektuara e plot me shënime.

"I duam të rinj. Janë të përdorura.

I duam sa më të rinj. Ishin të përdorur", shprehen prindërit. 

Përpara marrjes së njohurive të plota dhe jo të gatshme, prindërit thonë se nuk u intereson asnjë kosto.

"Ishin pak të përdorura. Vetëm një libër po marrim, matematikën. Të tjerët ishin në rregull. T’ia blejmë më mirë të re për një libër. Librat e tjerë ishin në rregull. Sa kushton matematika? Nuk e di afërsisht. Nja 5 mijë e ca lekë.

Ata janë të vjetër dhe nuk dua t’i përdor", thonë prindërit. 

Të hënën e 12 shtatorit shkollat hapin dyer për gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar. Edhe për disa kategori sociale në arsimin e mesëm, librat do të  jepen falas.