Libri i idhullit të futbollit italian, Gianluca Viali vjen në shqip nga gazetari Fatmir Mëneri

Libri i idhullit të futbollit italian, Gianluca Viali vjen në shqip nga gazetari Fatmir Mëneri

Majtas gazetari Fatmir Mneri dhe libri i Viallit

Libri i Gianluca Vialit, ish-futbollistit të madh italian dhe Sampdorias, “Golat 98 histori +1 për të përballuar sfidat më të vështira”, vjen në shqip nga gazetari dhe opinionisti Fatmir Mëneri, i cili sot në ambientet e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar ka bërë promovimin e tij.

Ky libër, që tani do lexohet në shqip nga Fatmir Mëneri, është shkruar në një periudhë shumë të vështirë të jetës nga Viali, i cili në janar të 2023 vdiq në moshën 58-vjeçare pas një lufte të gjatë me kancerin.

“Sa herë gjuan për të shënuar gol, është gjithnjë si të jetë hera e parë, të duhet të kesh jo pak guxim dhe pakëz fat,”-kështu mbyllet libri autobiografik i Viallit, i cili gjithashtu edhe në Shqipëri bëri tifozë për vete.

Përveç 59 ndeshjeve me kombëtaren italiane, Vialli luajti në Itali edhe me ekipe si Cremonese dhe Juventus. Me këta të fundit arriti të fitonte edhe një Champions League, ndërsa ikja e tij nga kjo botë pak kohë më parë trishtoi botën e futbollit. Në 2020 ai ishte ndihmës i Mancinit në fitimin e kampionatit Evropian, ndërsa pak kohë më pas u tërhoq për shkak të rishfaqjes së sëmundjes.

“Sa herë gjuan për të shënuar gol, është gjithnjë si të jetë hera e parë, të duhet të kesh jo pak guxim dhe pakëz fat”.

Kështu e ka mbyllur librin e tij autobiografik, 98 histori plus 1, për të përballuar sfidat e jetës, Xhanluka Viali, një prej ikonave të futbollit italian, që mbylli sytë përgjithnjë në janarin e vitin 2023.

Viali nuk flet në këtë libër për sportin, as për virtuozitetin e tij si futbollist, as edhe për karizmën si trajner dhe njeri.

Ndërsa dergjej në shtratin e vdekjes, ai gjeti forcat për t’i dhënë kurajë të gjithë atyre që luftojnë e jetojnë me të njejtën fatkeqësi që i mori atij jetën.

Ky libër me vlera të mëdha njerëzore është sjellë në Shqip, me një fjalor të kulluar nga gazetari i mirënjohur sportiv, Fatmir Mëneri, me një mbështetje të posaçme nga Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli.

Në ceremoninë e promovimit, presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli tha se ky libër është një tjetër vlerë për sportin, që do të shërbejë si motivim dhe edukim i mirë për brezat,”-shkruan KOKSH

Ne.k./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Përurimi i Namazgjasë, Rama uron kryemyftiun e Tiranës, Bilal Teqja: Do jetë kryekujdestari i këtij tempulli

Përurimi i Namazgjasë, Rama uron kryemyftiun e Tiranës, Bilal Teqja: Do jetë kryekujdestari i këtij tempulli