Liderët e BE-së dhe Ballkanit video konferencë mbi strategjinë e mposhtjes së COVID-it

Liderët e BE-së dhe Ballkanit video konferencë mbi strategjinë e mposhtjes së COVID-it

Gent Cakaj dhe Gordan Grliç Radman gjatë një takimi para pandemisë

TIRANE-Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grliç Radman. Diskutimet, sipas tij ishin të lidhura me bashkëpunimin në luftën kundër pandemisë dhe përgatitjet për Samitin e Zagrebit. 

Nën kushtet e pandemisë, do të ketë një video konferencë të krerëve të shteteve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor” - lajmëroi Cakaj në një reagim në facebook, lidhur me bisedën telefonike të zhvilluar me homologun kroat.

Sipas tij, kjo konferencë është shumë e rëndësishme në bashkërendimin e përpjekjeve dhe në forcimin e solidaritetit mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për të mposhtur COVID-19.​

Samiti i Zagrebit, që ishte planifikuar me 6 dhe 7 maj në kryeqytetin e Kroacisë, vendin që kryeson me BE-në deri në fund të qershorit, por për shkak të pandemisë do të zhvillohet në formën e video-konferencës me 6 Maj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja