Lidhet kontrata për ndërtimin e Nënstacionit të ri 110/20kV në Kamëz

Lidhet kontrata për ndërtimin e Nënstacionit të ri 110/20kV në Kamëz

Firmosja e kontrates sot ne OSHEE

Shumë shpejt do të nisë puna për ndërtimin e nënstacionit të ri 110/20kV dhe rrjetit shpërndarës, duke zëvendësuar kështu nënstacionin e 40-vjeçar të Valiasit.

Kontrata e firmosur sot në ambientet e zyrave qëndrore të OSHEE, në prezencë të palës gjermane, financuese e projektit, është e pjesë e Lot-it 2 të marrëveshjes me kfW dhe ka si objekt “ndërtimi i një nënstacioni të gjelbër 110/20 kV në Kamëz, në periferi të Tiranës, si dhe rehabilitimi, modernizimi dhe rritja e kapacitetit të transmetimit të kabinave të shpërndarjes qe rrjedhin prej këtij nënstacioni”.

Pas firmosjes së kontratës me firmën fituese, administratori i OSHEE Group, Enea Karakaçi shprehu konsideratën për rëndësinë e projektit që rrit sigurinë dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike për banorët dhe subjekteve private të shumta, që ushtrojnë aktivitet në aksin Kamëz – Vorë, të qarkut Tiranë.

Kohëzgjatja e punimeve me vlerë rreth 13 milionë euro është dy vjet dhe parashikon transformimin e gjithë rrjetit elektrik të Kamzës, zonë e cila, vitet e fundit ka patur zhvillim urban dhe ekonomik.

Marrëveshja me KfW

Në kuadër të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të ofruara nga OSHEE Group, rritjes së efiçencës dhe konsolidimit të sektorit të energjisë, qeveria shqiptare, nëpërmjet bashkëpunimit financiar me qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë, arriti të sigurojë një kredi nga banka KfË për zhvillimin e projektit “Programi i Investimeve Shpërndarja e Energjisë Elektrike I”, i cili përfshin zgjerimin dhe përmirësimin e sistemit elektrik në qarqet Tiranë dhe Durrës në Shqipëri.

“Programi i Investimeve për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike I” është financuar nga Marrëveshja e Huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë (përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë), OSHEE sh.a. dhe KfW-së, miratuar me ligjin Nr. 41/2019 datë 20.06.2019 në vlerën 30.000.000 Euro dhe Marrëveshja e Grantit “Masat Shoqëruese”, miratuar me VKM Nr. 311 datë 15.05.2019 në vlerën 2.000.000 Euro.

Ky Projekt mbështet Shqipërinë në përpjekjet e saj për të përmbushur Objektivin 7 të Zhvillimit të Qëndrueshëm “Energji e përballueshme dhe e pastër”. Për më tepër, projekti synon të forcojë rrjetin e shpërndarjes, i cili aktualisht vuan nga mbingarkesa në qendrat me kërkesë të lartë, si në Tiranë dhe Durrës dhe të krijojë një rrjet që lejon flukset e energjisë elektrike me dy drejtime për të akomoduar konsumatorët e energjisë së rinovueshme në mënyrë që energjia të mund të jetë në mënyrë efektive drejtuar qendrave kryesore të kërkesës.

Projekti do të zbatohet në qarqet Tiranë dhe Durrës në kuadër të korridorit Tiranë-Durrës, ku bashkohen dy qytetet më të mëdha të Shqipërisë në një zonë metropolitan, zonë e banuar nga më shumë se dy të tretat e popullsisë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anduela: 28/08/2024 15:50

    Po si mund ta marrim vesh emrat e pronarve qe do shpronsohen dhe me sa esht çmimi shpronsimit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë