Ditën e nesërme drejtoresha e shkarkuar e SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë 'arrest shtëpie', Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë 'arrest me burg', do të dalin para Gjykatës së Posaçme për konfirmimin e masave të sigurisë.
Seanca për Fatjon Kalluçin dhe Embro Sulejmanin është caktuar në orën 09:00, ndërsa seanca për Vlora Hysenin është caktuar në orën 12:00. Kujtojmë se të tre personat e sipërpërmendur po hetohen për bashkëpunim me Ergys Agasin, i arrestuar më herët për dosjen e AKSHI-t.
Njoftimi i GJKKO:
Nisur nga interesi i lartë që ka në publik dhe në media procedimi penal nr. 20/1, i vitit 2025, në ngarkim të personave nën hetim: Vlora Hyseni, e dyshuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 302/2 dhe 295/a/1, të Kodit Penal; Fatjon Kalluçi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 295/a/1, i Kodit Penal dhe Embro Sulejmani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 302/2, i Kodit Penal, ju njoftojmë se: Më datë 23.09.2026 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë gjykatës kërkesat për marrjen në pyetje të personave nën hetim: Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurimit “arrest në shtëpi” dhe Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurimit “arrest në burg”.
Seanca për marrjen në pyetje të personave nën hetim Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani është caktuar me datë 24.09.2026, ora 09:00, ndërsa për personin nën hetim Vlora Hyseni është caktuar me datë 24.09.2026, ora 12:00.
Lajmi kryesor:
Ekskluzive/ Kreu i SHISH: Agasin e rekrutova informator! SPAK: Alibi, të dhëna sekrete në makinën e biznesmenit! Zbardhen mesazhet, Hyseni: O shpirt...do ia hedhim









