Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës që ka kritikuar duke kundërshtuar ligjin special anti-KÇK-së. Kjo, thotë Rama nuk është asnjë surprizë, por shton se nuk kanë parë gjë akoma.

"PD ve në dyshim kushtetutshmërinë e paketës anti-KÇK? Asnjë surprizë! As kanë parë gjë akoma po as kemi dëgjuar gjë akoma nga goja e tyre! Krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë, por s’e kanë pasur kurrë në shënjestrën e tyre!Përkundrazi!E kanë ushqyer e janë ushqyer prej tij" shkruan Rama.

Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se lufta kundër krimit të organizuar kurrsesi nuk mund të ketë rezultate konkrete pasi kjo qeveri është vetë e lidhur me krimin.