Ministri grek Nikos Dendias ka bërë me dije se heqja e ligjit të luftës do të zgjidhet së shpejti. Për Dendias, integrimi i Shqipërisë në Be është një objektiv i përbashkët duke u shprehur i gatshëm për të ndihmuar në dije teknike.
"Ju falenderoj ngrohtësisht dhe nga zemra për mikëpritjen. Është kënaqësi dhe gëzim që rikthehem në Shqipëri pas një viti, herën e mëparshme kisha ardhur këtu pas tërmetit në Durrës, kam ndenjur për të parë se si do të qëndrojmë pranë jush, do doja t'ju falenderoj për fjalët e mira që thanë, është një përpjekje miqsh, që rezaton ndjesitë reale të popullit grek. Vizita ime ndodh në kushte shumë më të mira, Shqipëria tregoi se brenda kushteve të COVID mund të ushtrojë një presidencë të OSBE esenciale, kjo është esenciale. Na bashkojnë shumë gjëra, duhet t'i vazhdojmë këto marrëdhënie akoma më lart. Një urë janë mijëra shqiptarë që punojnë në Greqi, më lejoni të theksoj kontributin esencial të grekëve në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe e kundërta. Nga ana jonë ne jemi të gatshëm të marrim vendime në dobi të vendeve tona, integimi i Shqipërisë është një objektiv i përbashkët dhe ne jemi të gatshëm që të ofrojmë dijet teknike ku ju mendoni se ju nevojiten, Greqia ka mbështetur në mënyrë të qëndrueshme integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Me Cakajn diskutuam për përcaktimin e hapësirave detare, zgjidhja do jetë në dobi të dy vendeve, jam shumë i lumtur për të përsëritur se duke analizuar këtë çështje ne kemi rënë dakord të kalojmë të dyja vendet së bashku në të drejtën ndërkombëtare në Hagë. Kjo marrëveshje mbështete në një qëndrim të të dyja vendeve për zgjidhjen e konvergjencave, u referuam dhe në marrëveshjen që dy venet kanë në 1996, ajo ka nevojë për thellim që të ecim së bashku në një marrëveshje të re sa i përket partneriteti strategjik, që të bëjmë një mbledhje të përbashkët. Kemi referuar çështjen e ligjit të luftës, kjo është anakronizëm do e zgjidhim së bashku dhe po e them nga Tirana me urdhër të kryeministrit. Nuk duhet të humbasim kohë, Shqipëria ka bërë progres për minoritet", tha Dendias.
Lajmi kryesor:
Rama: Greqia e Shqipëria do i drejtohen Hagës për detin! Së shpejti mbledhje të përbashkët mes dy qeverive, diskutime pozitive për heqjen e ligjit të luftës
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.9%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
8.6%
Vota total: 2438
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Jo vetëm gjimnaz! ‘Harry Fultz’ nga shtatori me universitet amerikan! Rama ironi: Fondacioni shqiptaro-amerikan do mbulojë bursa, jo vetëm grabitje
29 Janar, 11:31
-
Shkodër/ Restaurohet ‘Ura e Mesit’ mbi lumin Kir, vepra e arkitekturës osmane kthehet në destinacion për turistë dhe vizitorë
29 Janar, 09:53
-
Gazeta greke 'Kathimerini': Shqipëria dhe Greqia po zgjidhin mosmarrëveshjet, mbetet Ligji i Luftës dhe çështja e Çamërisë
28 Janar, 19:13
-
‘Do ta mbyllim TikTok, për momentin s'kemi zgjidhje tjetër‘, Rama: Kompanisë i parashtruam shqetësimet, kur të jenë gati do na sjellin propozime
28 Janar, 17:11
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35
-
Ish-Kinostudio shndërrohet në 'Tirana Training Center' me profesionistët e Hollywood-it, Rama: E paimagjinueshme më parë! Mundësi për Shqipërinë kreative
28 Janar, 11:45
-
PAMJET/ Rindërtohet shkolla 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër, ambiente për 800 nxënës e mësues
28 Janar, 08:25
-
Gazetari izraelit: Shqipëria do të presë 100 mijë palestinezë nga Gaza! Rama rrëzon pretendimet: S'mund të bëjmë më shumë se vendet e tjera të BE
27 Janar, 21:17
-
Zbardhen 'debatet' në mbledhjen e PS/ Veterania i kërkon Veliajt ashensor në seli, 'irritohet' Rama: Nëse duam të respektojmë luftën, s'duhet të kërkojmë asgjë për vete
27 Janar, 18:31
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31