SHKODËR - E shtuna e 23 gushtit do të rifusë në zbatim ligjin e ri anti- duhan në Shqipëri. Sërish strukturat e shtetit shqiptar do të kenë sfidën e radhës për zbatueshmërinë e tij në terren. Me ndryshimet e miratuara ligji i ri parashikon gjobë jo vetëm për subjektet shtetërore apo private, por edhe për duhanpirësit në rast të shkeljes së tij.
Shefi i higjienës pranë drejtorisë së shëndetit publik Shkodër , Burim Gjyli teksa tregon disa nga risitë e ligjit , thotë se ligji do të shoqërohet në ditët e para të tij me një fushatë ndërgjegjësuese.
Sipas tij të gjitha subjektet qofshin ato shtetërore apo private do të përballen me masa të rrepta ndëshkimore në rast të moszbatimit të ligjit anti duhan.
Do të jetë Inspektorati Shëndetësor Shtetëror ai që do të koordinojë punën me të gjitha inspektoratet e tjera që funksionojnë në vend, për një zbatueshmëri maksimale të ligjit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO