Zbardhet një tjetër projektligj nga paketa e 40 ligjeve, parashikuar për t’u miratuar, në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi. Shqiptarja.com publikon draftin për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Drafti është përgatitur nga misioni EURALIUS, duke e përshtatur me ndryshimet kushtetuese, ligjet prioritare dhe ndryshimet e pritshme në Kodin e Procedurës Penale. Ligjet e reja anti-korrupsion i japin një rëndësi të posaçme rolit dhe mbrojtjes së dëshmitarëve, si një instrument i rëndësishëm për të goditur krimin dhe korrupsionin në nivele të larta. Megjithatë, fusha e veprimit të draftit në fjalë është vetëm mbrojtja e dëshmitarëve për krime të kryera me dashje, për të cilat ligji parashikon dënim me burgim jo më pak se 4 vjet, në minimum. Ndryshimi kryesor parashikon heqjen e eksluzivitetit të Prokurorit të Përgjithshëm për të propozuar programin e mbrojtjes për dëshmitarin dhe bashkëpunëtorin e drejtësisë. Në ligjin e ri tashmë përfshihet Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i cili do të ketë rol kryesor për të propozuar pranimin e një ose të disa personave në programin e mbrojtjes. Janë ndryshuar pikërisht nenet 6 dhe 15 të ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve. Ndërkaq, me anë të ndryshimit të nenit 9, pika “b”, kryeprokurorit i hiqet e drejta edhe për të propozuar një prokuror si anëtar në Komisionin për Vlerësimin e Programit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë. Kompetenca i kalon Këshillit të Prokurorisë. Gjithashtu, me anë të pikës 3 të nenit 9 të ligjit, Llallës i hiqet e drejta edhe për të propozuar anëtarë zëvendësues, cilët do të marrin pjesë në mbledhjet e komisionit. Kompetenca i kalon gjithashtu Këshillit të Prokurorisë. Roli i kryeprokurorit rrudhet dhe zerohet në draftin e propozuar, i cili së shpejti pritet të shqyrtohet nga komisioni për Reformën në Drejtësi.
Shqyrtimi i kërkesës
Me marrjen e propozimit, kryetari i komisionit ngarkon drejtorinë të kryejë vlerësimin e kushteve fizike dhe psikologjike të personit të propozuar për t'u pranuar në programin e mbrojtjes, vlerësimin e gjithanshëm të gjendjes së rrezikut, si dhe përshtatshmërinë e personit me programin. Për vlerësimin e gjendjes së rrezikut, drejtoria mund t'i kërkojë dëshmitarit, bashkëpunëtorit të drejtësisë ose personave të lidhur me ta informacion për çdo shkelje të mëparshme të ligjit të kryera prej tij, pavarësisht nëse është dënuar për ato ose jo. Në raste të veçanta dhe urgjente, drejtoria, me kërkesën e prokurorit që procedon, vendos zbatimin e menjëhershëm të masave të përkohshme të mbrojtjes. Për këtë qëllim, drejtoria dhe personi i mbrojtur nënshkruajnë një marrëveshje të përkohshme mbrojtjeje.
Kushti për marrëveshjen
Përpara se të nënshkruhet marrëveshja, bashkëpunëtori i drejtësisë detyrohet të informojë drejtorinë me hollësi për llojet dhe masën e pasurive të zotëruara prej tij. Nëse ndonjë nga pasuritë, që zotërohen nga bashkëpunëtori i drejtësisë, është
produkt i veprave penale, e ardhur ose përfitim nga produktet e veprës penale, apo pasuritë, me të cilat janë përzier këto produkte, atëherë personi duhet ta deklarojë këtë fakt. Në rastet kur bëhet një deklarim i tillë, drejtoria njofton menjëherë Prokurorin e Përgjithshëm ose Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme.
Dëshmitarët anonimë
Prokuroria e Posaçme do të paraqesë dëshmitarë anonimë, me pseudonime dhe zarfe sekrete në gjykatë, për të provuar akuzat ndaj personave të akuzuar për vepra të rënda penale dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Këtu parashikon Kodi i ri i Procedurës Penale, i hartuar dhe propozuar nga misioni EURALIUS. Operimi me dëshmitarë anonimë dhe me teknika të veçanta të marrjes në pyetje, tingëllon si një masë e re ndaj krerëve të bandave kriminale, me shkallë rrezikshmërie maksimale për dëshmitarët. Në nenin 165/a të Kodit të ri të Procedurës Penale parashikohet që, nëse dhënia e dëshmisë mund të vendosë dëshmitarin ose të afërmin e tij në një rrezik serioz për jetën, dhe nëse i pandehuri akuzohet për vepra të rënda, për të cilat parashikohet burgim pesë vjet në minimum, gjykata, me kërkesën e prokurorit, vendos zbatimin e teknikave të veçanta të marrjes në pyetje dhe të pjesëmarrjes së dëshmitarit në procedim.
Ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve
Neni 6 duhet të ndryshojë si më poshtë: Në paragrafin a, fjalët “dërguar nga Prokurori i Përgjithshëm” duhet të shfuqizohen.
Neni 9 duhet të ndryshojë si më poshtë: Në paragrafin 2, germa a) fjalët “Këshilli i Lartë i Drejtësisë” duhet të zëvendësohet me “Këshilli i Lartë Gjyqësor”. Në paragrafin 2, germa b), fjalët “Prokurori i Përgjithshëm” duhet të zëvendësohet me “Këshilli i Lartë i Prokurorisë”. Në paragrafin 3, termi “Këshilli i Lartë i Drejtësisë” duhet të zëvendësohet me termin “Këshilli i Lartë gjyqësor” dhe termi “Prokurori i Përgjithshëm” duhet të zëvendësohet me termin “Këshilli i Lartë i Prokurorisë”.
Neni 12 duhet të ndryshojë si në vijim: Në paragrafin 3, germa “d”, referenca e nenit 361/a duhet të zëvendësohet më referencën e 361/b të Kodit të Procedurës Penale.
Neni 15 duhet të ndryshojë si në vijim: Në paragrafin 1, termi “dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme” duhet të shtohet pas termit “Prokurori i Përgjithshëm”. Në paragrafin 2, termi “i Prokurorit të Përgjithshëm” duhet të fshihet. Në paragrafin 3, referenca e nenit 37/b duhet të shtohet pas referencës 37/a.
Neni 16 duhet të shtohet si më poshtë: Në paragrafin 1, termi “i Prokurorit të Përgjithshëm” duhet të shfuqizohet. Në paragrafin 2, termi “ose Drejtues i Prokurorisë së Posaçme” duhet të shtohet pas termit “Prokuror i Përgjithshëm”. Në paragrafin 3, termi „ose Drejtues i Prokurorisë së Posaçme ” duhet të shtohet pas termit “Prokuror i Përgjithshëm”.
Neni 17 duhet të ndryshojë si më poshtë: Në paragrafin 1, termi “ose Drejtues i Prokurorisë së Posaçme ” duhet të shtohet pas pas termit “Prokuror i Përgjithshëm”. Në paragrafin 3, termi “ ose Drejtues i Prokurorisë së Posaçme ” duhet të shtohet pas termit “Prokurori i Përgjithshëm”.
Neni 18 duhet të ndryshojë si më poshtë: Në paragrafin 1, termi “ ose Drejtues i Prokurorisë së Posaçme ” duhet të shtohet pas termit “Prokurori i Përgjithshëm”.
Neni 19 duhet të ndryshojë si më poshtë: Në paragrafin 2, termi “ ose Drejtues i Prokurorisë së Posaçme ” duhet të shtohet pas termit “Prokurori i Përgjithshëm”. Në paragrafin 3, termi “ Drejtues i Prokurorisë së Posaçme ” duhet të shtohet pas dy rasteve të termit “Prokurori i Përgjithshëm”.
Neni 25 duhet të ndryshojë si më poshtë: Në paragrafin 1, termi “ose Drejtues i Prokurorisë së Posaçme” duhet të shtohet pas termit “Prokuror i Përgjithshëm”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO