Ligji i ri/ Rinumërim popullsisë e shtëpive, etnia dhe feja jo detyrim

Ligji i ri/ Rinumërim popullsisë e shtëpive, etnia dhe feja jo detyrim

Projketligji për censusin e popullsisë dhe banesave

Këshilli i Ministrave ka propozuar një projektligj për realizimin dhe organizimin e numërimit të popullsisë dhe banesave. Ky proces quhet ndryshe ‘cens’ dhe konsiston në mbledhjen e informacionit me anë të pyetësorëve, për të siguruar numërimin e plotë të të gjithë individëve, njësive ekonomike familjare, banesave dhe ndërtesave të shfrytëzuara për qëllime banimi. Projektligji që pritet të depozitohet për shqyrtim dhe miratim në Kuvend parashikon që deklarimi i përkatësive etnike, fetare dhe gjuhësore nuk është i detyrueshëm.

Në pikën 2 të nenit 4 të projektligjit, përcaktohet se “Pyetësori i censit mund të përmbajë pyetje për grupin etnik, fenë dhe gjuhët, përgjigjet e të cilave bazohen në deklarimin e lirë dhe jo të detyrueshëm të individit. Këto pyetje duhet të përmbajnë alternativën e përgjigjes për të intervistuarin “preferoj të mos përgjigjem””. Mënyra e deklarimit të etnisë prodhoi një debat të madh kombëtar gjatë regjistrimit të fundit, çka solli edhe ndërhyrjen e Athinës, e cila tentoi të zhvillonte një regjistrim paralel vetëm për anëtarët e minoritetit grek në Shqipëri.  

Gjobë kush gënjen   
Projektligji i censit parashikon që të gjithë personat madhorë, me shtetësi shqiptare apo të huaj, si dhe personat pa shtetësi, me përjashtim të personelit diplomatik të akredituar në Shqipëri, të cilët në momentin e censit po jetojnë brenda territorit të Shqipërisë, janë të detyruar të japin informacionin e kërkuar në pyetësorët e censit. Në këtë kuadër, nisma e qeverisë parashikon që personat, të cilët refuzojnë për të dhënë informacionin e kërkuar ose që japin informacion të rremë ndëshkohen me gjobë nga 50 000 lekë deri në 100 000 lekë.

Ndërkaq, personat dhe autoritet publike, të cilët përfshihen në proceset e censit duhet të ruajnë të dhënat konfidenciale të qytetarëve. Mosrespektimi i rregullave të konfidencialitetit, të përcaktuara në nenin 9, të ligjit, nga personi ose personat përgjegjës, dënohet më me gjobë nga 10 000 mijë deri në 50 000 mijë lekë.

Përplasja e fundit
Regjistrimi i fundit i popullsisë dhe banesave është kryer në vitin 2011. Ky proces u kthyer në mollë sherri mes Tiranës dhe Athinës. Ministri i atëhershëm i Jashtëm grek, Stavros Dimas u ankua tek Komisioni Evropian, me pretendimin se nuk po garantohej regjistrimi i pakicës greke në Shqipëri. Ndërkaq, deputetët grekë e cilësuan si presion parashikimin e ndëshkimit me 700 euro gjobë për deklarimet e rreme për etninë, duke pretenduar se kjo ka qenë pengesë për regjistrimin e minoritarëve. Grekët pretenduan në në Shqipëri ishin 286 mijë anëtarë të minoritetit grek. Por, të dhënat e censit treguan se minoriteti grek në Shqipëri zë vetëm 0.87 % të popullsisë.

Organizimi dhe dita e regjistrimit
Në projektligj thuhet se censi organizohet dhe zbatohet nga Instituti i Statistikave (INSTAT), me mbështetjen e Komisionit Qendror të Censit dhe të zyrave të censit në nivel bashkie. Komisioni Qendror i Censit dhe zyrat e censit kanë funksion mbështetës për INSTAT-in, për të lehtësuar punën në kryerjen e suksesshme të censit, dhe e ushtrojnë veprimtarinë e tyre deri në një muaj pas përfundimit të mbledhjes të të dhënave në terren. Ndërkaq, dita e censit do të caktohet nga INSTAT sipas ligjit për statistikat zyrtare.

Stafi i censit
Stafi i terrenit të censit përbëhet nga anketuesit, të cilët, të pajisur me një shenjë dalluese zyrtare, shkojnë në çdo banesë brenda territorit të caktuar të mbledhjes së të dhënave për të intervistuar banorët dhe për të plotësuar me saktësi pyetësorin e censit. Pjesë e stafit janë edhe kontrollorët, të cilët kontrollojnë, mbështesin dhe raportojnë punën e disa anketuesve. Po ashtu janë mbikëqyrësit, të cilët menaxhojnë, mbështesin dhe raportojnë punën e disa kontrollorëve.

Po ashtu, pjesë janë edhe specialistët IT, të cilët mbështesin stafin e terrenit për sigurimin dhe mirëmbajtjen e çdo pajisjeje kompjuterike të shpërndarë gjatë veprimtarisë në terren si dhe specialistët GIS, të cilët mbështesin stafin e terrenit për gjeokodifikimin e të dhënave të mbledhura të censit nëpërmjet përdorimit të teknologjisë GIS. Pjesë e stafit të censit janë edhe trajnerët, të cilët trajnojnë stafin e terrenit për kryerjen e detyrave të tyre, operatorët, të cilët hedhin të dhëna në sistemet e kompjuterizuara, personeli drejtues, i cili duhet të organizojë dhe të drejtojë përgatitjen, njoftimin, logjistikën, veprimtarinë në terren dhe administrimin e censit si dhe statisticienët, demografët dhe personeli tjetër, të cilët përpunojnë të dhënat, analizojnë e raportojnë përmbledhëset dhe nxjerrin rezultatet statistikore të censit. 

Projektligji për censusin e popullsisë dhe banesave

Të dhënat që ofron Censi

  1. Numrin dhe shpërndarjen gjeografike të popullsisë vendbanuese;
  2. Strukturën demografike dhe karakteristikat kryesore të popullsisë;
  3. Numrin, shpërndarjen gjeografike dhe strukturën e banesave e të ndërtesave që përdoren për qëllime banimi;
  4. Kushtet e strehimit të popullsisë.

Përbërja e Komisionit Qendror të Censit
Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT-it (kryetar)
Ministri i Financave dhe Ekonomisë (anëtar)
Ministri i Brendshëm (anëtar)
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë (anëtar)
Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme (anëtar)
Ministri i Drejtësisë (anëtar)
Ministri i Mbrojtjes (anëtar)
Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë (anëtar)
Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (anëtar)
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (anëtar)
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit (anëtar)
Ministri i Kulturës (anëtar)
Ministri i Shtetit për Diasporën (anëtar)
Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes (anëtar)
Drejtori i Drejtorisë së Statistikave Sociale në INSTAT (anëtar)
Drejtori i Përgjithshëm të ALUIZN-it (anëtar)
Kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë (anëtar)
Drejtori i Përgjithshëm të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (anëtar)
Dekani i Fakultetit Ekonomik, në Universitetin e Tiranës (anëtar)
Tre specialistë nga bota akademike, respektivisht në fushën e gjeografisë, informatikës dhe demografisë (anëtar)
Drejtori i Departamentit për Zhvillim dhe Mirëqeverisje në Kryeministri (anëtar)
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (anëtar)
Kryetari i Komitetit për Pakicat Kombëtare (anëtar)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dfb: 10/12/2018 20:42

    E kush e kerkoi kete census tjeter? Athina?

    Përgjigju
  • Fredi: 09/12/2018 22:42

    A u q robt fundërrina, domosdo që etnia nuk qënka e detyruar sepse antishqiptaret i mëshojnë faktit që të zhbëjnë etninë e shqiptarëve. Bajga të globalizimit që duan të hedhin etnitë e popujve në hale, për ti bërë ata një që më pas ti sundojnë kollaj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë