Zv. ministri i Drejtësisë, Karameta: Java e parë e Censit, brenda pritshmërive të INSTAT! Gjobë për të dhëna të rreme dhe refuzim për t’u përgjigjur

Mëngjesin e 18 shtatorit nisi numërimi i popullsisë dhe banesave në Shqipëri. Rreth 7500 anketues janë çdo ditë në terren përgjatë 6 javëve për të mbledhur të dhënat e të gjithë shqiptarëve, lidhur me familjen, punën, arsimin si dhe pyetjeve në lidhje me punën.

Zv. ministri i Drejtësisë Klajd Karameta i ftuar në "Studio Live" në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj tha se java e parë e Censit ka qenë brenda pritshmërive të INSTAT. Anketuesit siç shtoi ai janë përballur me problematika të menaxhueshme dhe se procesi është në vijim.

“Puna për censin ka vite që është zhvilluar. Puna ka filluar shumë kohë më përpara. Anketuesit marrin pjesë aktivisht duke shkuar në banesa, ekipi tjetër kontrollues të teknologjisë informative janë duke koordinuar punën e atyre që dalin në terren.

Sipas parashikimeve njerëzit janë nëpër pozicionet e tyre të punës dhe është brenda parametrave dhe pritshmërive të INSTAT. Janë rreth 5000 e ca veta në terren përditë. Problematika të vogla mund të dalin por janë të menaxhueshme. Vetë mënyra si është hartuar censi, anketuesi shkon tre herë nëpër shtëpi, nëse dështon tentativa e parë”, shtoi ai.

Zv. ministri shtoi se gjoba parashikohet vetëm në rastet kur qytetarët refuzojnë t’u përgjigjen pyetjeve ose kur japin të dhëna të rreme qëllimisht.

“Një sanksion që parashikohet për refuzimin e dhënies së të dhënave, ose kur jepen të dhëna të rreme me qëllim. Por nuk dënohet një sjellje që bëhet pa qëllim”, tha ai.

Nisur nga ecuria e punës, Karameta tha se pritshmëritë janë që i gjithë procesi të mbyllet brenda 6 javëve.

“Është një punë në progres dhe mendojmë se do ta mbyllim brenda 6 javësh”.

Ai garantoi qytetarët për sigurinë e të dhënave.

“Unë kam në mendje publikimet e të dhënave nga hakërrimet e Iranit. Nuk jemi në atë situatë. Sistemet janë të sigurta. Ajo situatë u superua. Nuk mendojmë më se përsëritet rasti”.

Brenda 6 javësh INSTAT do të numërojë popullsinë dhe banesat në vend. Qytetarët do t’u përgjigjen 100 pyetjeve që kanë të bëjnë me familjen, punën, arsimin, apo banesën. Të vetmet pyetjeve që mund të mos u përgjigjemi kanë të bëjnë me fenë, etninë dhe gjuhën. Për personat që nuk ndodhen në shtëpi përgjigjen anëtarët e tjerë që ndodhen në banesë në momentin e censit, ndërsa ata që janë në emigrim nuk regjistrohen.

Mospjesëmarrja është në kundërshtim me ligjin, dhe çdo përgjigje e rremë ndëshkohet me gjobë 50 mijë lekë kur refuzon ose jep informacion të pasaktë, dhe 100 mijë lekë për organizatat që bëjnë pyetësor paralelisht me anketuesit e INSTAT, gjatë 6 javëve që zhvillohet censi.

Të dhënat paraprake të këtij censi do të publikohen në qershor 2024 ndërsa të detajuara në dhjetor 2024. Ky është censi i 12 që zhvillohet në vend që nga viti 1923, Kostoja do të jetë 16.5 milionë euro, dhe është i rëndësishëm edhe për zhvillimin ekonomik. Censusi i fundit është zhvilluar në vitin 2011, ku rezultoi se popullsia banuese ishte 2,821,977,  me një rënie prej 8%, nga Censusi 2001.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë