Ligji për kanabisin do shkojë për votim në Parlament, përplas mazhorancën me opozitën tek ‘Shëndetësia’, Vokshi: Votuat kundër minimumit jetik, na sillni këtu kanabisin

Mbledhja e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ditën e sotme është zhvilluar me debate të forta dhe diskutime mes opozitës dhe mazhorancës për ligjin për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope.

Ky ligj do të kalojë për miratim në senacën plenare të 19 dhjetorit në Parlament.

Deputetet e opozitës e kanë konsideruar si të nxituar për ta kaluar me qëllim dhënin e licensave klientëve për kultivimin e kanabisit pasi sipas rregullores ky projektligj duhet të diskutohej të paktën 48 orë para seancës plenare në Parlament.

‘Ju keni votuar kundër minimumit jetik dhe sillni këtu kanabisin, Turpi juaj, mbajeni turpin’, tha deputetja e PD Albana Vokshi.

‘Sot na e keni sjell, tani na e keni vënë në tavolinë’, tha deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili. 

‘Rregullimi i kultivimit dhe prodhimit të kanabisit, nënprodukteve të saj dhe produketeve përfundimtare për përdorim mjekësor dhe industrial si dhe rregullimi dhe garantimi i procesit të kontrollit dhe të mbikqëyrjes së kultivimit prodhimit dhe qarkullimit si dhe eksportimit të bimës së kanabisit të nënprodukteve të saj dhe produkteve përfundimtare për përdorim mjekësor bëhet sipas përcaktimit të ligjit 61, 2023 në rast të dispozitave që bien ndesh me këtë ligj do të zbatohen dispozitat e Parashikuara në ligjin 61,2023. Është parashikuar edhe një saktësim në nenin 66 për topfjalëshin mund të  shiten, ku shtohet në përputhje me legjislacion në barna’, tha Mirela Pitushi deputete e PS.

Në projektligj ketamina dhe oskidi i azotit janë përfshirë në listën e lëndëve të kontrolluara për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat