Lil Wayne përplaset me
Liderin e Cash Money Records
Lil Wayne, i njohur nga bota muzikore edhe si Weezy Baby apo së fundi “Lil Tunchi ka dalë së djeshmi me një videoklip të ri të titulluar “Coco”, promovim i mixtape-t të ri “Sorry for the wayt (Më falni për pritjen) 2”. Ajo që vihet re dhe bie në sy në këtë video janë notat e forta në vargjet e tij kundrejt Birdman, presidentit të Cash Money Records.
Lil Wayne, i njohur nga bota muzikore edhe si Weezy Baby apo së fundi “Lil Tunchi” ; pjesëtar i Young Money dhe Cash Money, produksionet më të mëdha muzikore të Amerikës , përsa i përket muzikës së rrymave Hip-Hop dhe RNB, që në tregun muzikor ia kalojnë dhe atyre të Jay Z ; ka dalë së djeshmi me një videoklip të ri të titulluar “Coco”, promovim i mixtape-t të ri “Sorry for the wayt (Më falni për pritjen) 2”.
Ajo që vihet re dhe bie në sy në këtë video janë notat e forta në vargjet e tij kundrejt Birdman, presidentit të Cash Money Records, të cilin para disa muajsh edhe e ka hedhur në gjyq në lidhje me atë që fillimisht e quajti “përfitim të 8 milionë dollarëve” e që më pas akuzë për “Vjedhje të 51 milionë dollarëve”.
Kujtojmë se Birdman ka qenë ai që e ka futur Lil Wayne-n në tregun muzikor, duke i ofruar incizimin e kasetave të para e më pas dhe me nxjerrjen e promovimin si këngëtar solo, duke i ofruar mbështetjen dhe sponzorizimin e një menaxhimi të vështirë deri në arritjen e karrierës që sot ai ka, si një nga këngëtarët më të njohur të kësaj rryme, i vlerësuar me shumë çmime Grammy e të tjera, si dhe i zgjedhur nga disa revista si “Njeriu i vitit”.
Duket se historia e “Dy kumbarove” të repit – siç edhe janë pagëzuar dhe njihen nga dëgjuesit dhe lëvruesit e këtyre rrymave – përfundon këtu, sic shprehet edhe në vargje “Unë nuk dua probleme, dua veçse paratë e mia” dhe më pas: Gjithçka më ka mbetur është “Para të reja”, jo më “Para kesh”! Pra, siç edhe shihet, çdo gjë lëvritet drejt parasë.
Që sot e tutje nuk do i shohim më sëbashku këta dy artiste. Lil Waynë thotë në tekstin e tij “Kam Bory dhe Drake gjithashtu” duke paraqitur në klip Nicky Manage dhe Drake – figura megalite, pushtuese të mediave e rrjeteve sociale; kurse Birdman-it, i mbetet Richgang (banda e gangsterave). Ende nuk dihet se kë do mbështesin Future, DJ Khaled, Busta Rhymes, Tyga e të tjerë artistë që deri tani jemi mësuar t’i shohim në të njëjtët klipe.
Në fund të videos Weezy, që gjatë gjithë kohës këndon nga brënda një qelie hekurash, del jashtë duke e shqyer me duar kafazin, simbolikisht edhe duke dalë nga një lidhje mbi 2 dekadash bashkëpunimi me Birdman - fityrën, emrin, simbolin (një pëllumb) dhe firmat e të cilit i ka të gdhendura si tatuazhe në trupin e tij; veprim i ndërsjelltë, i marrë dhe nga ana e Baby (pseudonim i Birdman - Njeriutzog ).
Redaksia Online
(a.l/shqiptarja.com)
17/4
Sondazhi i ditës:
PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
18.4%
-
Të gabuar
76.8%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 418
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vështirësi ekomomike dhe sfida në punë, çfarë kanë parashikuar yjet për sot
30 Shtator, 07:01
-
VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois
29 Shtator, 22:56
-
Napoli mund pastër Monzën dhe merr kreun e Serie A! Lazio ul me 'këmbë në tokë' Torinon, e mposht 2-3! Roma përmbys Venezian
29 Shtator, 22:46
-
Napoli merr kreun e Serie A, fiton 2-0 kundër Monzës
29 Shtator, 22:41
-
Himarë/ Nesër Vangjel Tavo bën betimin si kryebashkiak në mbledhjen e këshillit
29 Shtator, 22:19
-
Korçë/ Ekspozitë me ikonat e Diço Zografit, pasqyrojnë lidhjen mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
29 Shtator, 22:03
-
Ndryshime drastike në tregun e transferimeve, pesë ligat më të mëdha evropiane gjejnë dakordësinë
29 Shtator, 21:54
-
CDC: Vetëvrasjet në SHBA mbeten në nivelin më të lartë në histori
29 Shtator, 21:52
-
Mero Baze: Protestat, një 'rreshtore' e re për PD
29 Shtator, 21:29
-
Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në Esencë-Report Tv
29 Shtator, 21:07
-
Renditja/ Tirana fiton pas 138 ditësh, përmbys 2-1 Skënderbeun në kryeqytet! AF Elbasani i falet Lleshit në Ballsh
29 Shtator, 20:56
-
VIDEO/ Berisha ngatërrohet në Këshillin Kombëtar, nuk i ndahet shpirti nga Kuvendi Popullor
29 Shtator, 20:53