Lindi në kasolle në internim, iu mohua shkollimi por sot është shembull suksesi, historia e Bilal Kolës: Fëmijëria ime një frymëzim për ata që jeta i rrëzoi

Bilal Kola ishte  i ftuar sot në emisionin  në ‘Rreze Dielli” në Report Tv për të treguar më tepër për librin e tij "12 mentalitete për të përmirësuar në mënyrë radikale cilësinë e jetës". Një udhërrëfyes jetësor, i cili është frymëzuar edhe nga jeta e vet autorit, sidomos nga fëmijaria e tij e vështirë. Ai u ndal tek historia e tij familjare, e cila ka kaluar mes makabriteteve të komunizmit.

Ai është djali i një ish-të përndjekuri politik Kurt Kolës, i cili bëri 20 vite internim dhe 26 vite burg politik, po ashtu edhe gjyshi I tij i cili për shkak të pjesëmarrjes politike të asaj kohe u internua. Një kalvar me vuajtje që nuk ju nda familjes, por që përndoqi për një kohë të gjatë edhe Bilalin.

“Unë kam lindur në një kamp internnimi dhe deri në moshën 18 vjeç kam jetuar në një kamp internimi bashkë me familjarët e mi në Plug të Lushnjës”u shpreh ai gjatë kësaj interviste.

Ndërsa në moshën 14 vjeçare do ta shkëpusin nga shkolla për ta vendosur të bënte punë të rënda. Bilali arriti të fillonte sërish shkollën e mesme pas 90’, kur iu hap edhe një dritë shprese.

Në vitin 93’ im atë ka takuar një Lord anglez, I cili gjatë viteve të luftës ka qenë misionar britanik që ishte strehuar tek shtëpia e gjyshit tim. Dhe kur ka ardhur në Shqipëri për të marr një dekorat në 93’ nga presidenti ka takuar tim atë dhe ka shprehur interes se si mund të ndihmojë familjen tonë. Babai i ka kërkuar vetëm një gjë, që djalin e privuar nga shkolla e mesme, të mund të shkojë në shkollë në Londër” rrëfen ai në “Rreze Dielli”.

Sot Bilal Kola ka mundur të mbarojë studimet në Londër dhe jo vetëm, por të krijojë edhe një karrierë të sukseshme në Shqipëri. Fëmijërinë e tij përpiqet ta tregojë si frymëzim për ata persona që jeta I ka rrëzuar, ndërsa thotë se ngjarjet e përjetuara e kanë bërë të vlersojë më tepër lirin që zotëron sot.

“I kam çuar në fshatin tim (fëmijët) dhe ndoshta në mënyrë subkoshiente më ka ndodhur që të shfaqja ndonjë ndjesi hidhërimi me ato që kisha përjetuar në jetën time.  Nga kjo them që gjithë kjo vlerësim që kam për lirinë time apo për mundësitë që kam në jetë, jam e sigurt që Plugu ruan një rol. Po mos të kisha pasur këto privimet drastike që kam pasur, ndoshta sdo të kisha këtë vlerësim për lirinë time” shprehet ai.

Ai rrëfen se babain e takonte rrallë, vetëm në burg por I kujtohet që asnjëherë nuk I mungonte buzëqeshja, e në jetën e tij e ka pasur gjithmonë shembull frymëzimi.

Unë kam marr shumë modele në jetë, por nëse kam një model për t’u ndjekur, kam modelin e tim eti pasi unë natyrsisht do të jem vetja ime por si karakteristika, atij personi nuk I shikoja asnjëherë një fytyrë të zymtë apo të errësuar, gjithmonë I shikoja një fytyrë të celur, të buzëqëshur.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë