Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ishte sot i pranishëm në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë, pjesë e tryezës së dialogut të hapur për ‘Promovimin e Lirisë së Shprehjes në Shqipëri’.

Gonzato e vendosi theksin e tij te dekriminalizimi i plotë i shpifjes për gazetarët në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se, liria e medias është me një rëndësi të madhe edhe për vijimin e negociatave të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Mendoj se grupet e punës, të ndryshme kanë nxjerrë rekomandime, si protokolli i sigurisë së gazetarëve. Kontributet janë të rëndësishme jo vetëm për reformën por dhe për ne si delegacion i BE për vlerësimin betejën dhe angazhimet në udhën  e shtetit të së drejtës dhe të vijojmë e përparimet e negociatave.

Jam i vetëdijshëm që ka sfida, dhe disa rekomandime nuk janë marrë parasysh në fazën fillestare, i referohem rekomandimeve për të dekriminalizuar aspektin e shpifjes.

Duhet të pranoj që afatet që janë vënë nga Brukseli ishin të atilla që ceduan cilësinë e procesit. Negociatat po ecin përpara, por ka ende punë. Specifikisht në çështjen e dekliminalizimit të shpifjes, objektivi më i lartë për BE mbetet dekriminalizimi i plotë në linjë me standardet e BE.

Sa i përket ligjit për mediat audiovizive, Gonzato theksoi se, pritet një rishikim i ligjeve.

“Do të ndjek punën që do të bëni. Duam që ky eksperiment t’ia dalë mbanë”, tha ndër të tjera Gonzato.