Lirohen tre punonjësit e zonave të Mbrojtura në Shkodër, shkeljet u bënë para se të krijohej institucioni

Gjykata e Shkodrës ka lënë të lirë tre punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në Velipojë. Punonjësit, Vesel Tusha 56 vjeç specialist në Zonat e Mbrojtura  dhe Palë Keçi 65 vjeç me Refik Zaganin 57 vjeç roje mjedisore u arrestuan dhe u akuzuan për shpërdorim detyre pas një kontrolli në Velipojë, ku sipas policisë në zonat e mbrojtura  janë bërë gërmime, shpyllëzim dhe betonizim i zonës. Gjykata e Rrethit Shkodër vlerësoi si të paligjshëm vendimin e ndalimit të tyre në datë 16 dhjetor dhe caktoi masën "detyrim paraqitje" për 3 punonjësit e ADZM Shkodër, të cilët do të vijojnë punën pranë këtij institucioni.

Pas vendimit të gjykatës për të shpallur të paligjshëm arrestimin e 3 punonjësve ka reaguar edhe ADZM e Shkodrës ku sipas saj gërmimet dhe ndërhyrje janë bërë në 2001 ndërkohë ADZM si strukturë është krijuar në 2015.

“Në zonën e Velipojës kanë gjetur dy sipërfaqe, njëra e rrethuar dhe njëra e betonizuar, si kundravajtje për të cilën janë ndaluar dhe 3 punonjësit tanë. Këto dy shkelje që janë ndaluar datojnë shumë kohë më para se janë krijuar zonat e mbrojtura. Edhe pronarët e dy sipërfaqeve deklarojnë që rrethimet dhe betonizimet janë bërë në '94 dhe 2001, ndërkohë që zonat e mbrojtura janë krijuar në 2015”, tha Age Martini , specialiste e komunikimit në ADZM

Palë Keçi, 65 vjeç u arrestua në ditët e fundit të punës ku pritej të dilte në pension.  Ndër të tjera ADZM garanton se do vazhdojë të mbështesë procesin për zbardhjen e ngjarjes me besimin e plotë tek pafajësia e specialistit dhe dy rojtarëve të Velipojës.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja