LISTA/ Zbulohen emrat, kush janë
kandidatët për KLGJ dhe KLP

TIRANE-Avokatit i Popullit ka bërë publik sot emrat që do të kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.
 
"Komisioni i Pavarur “Ad Hoc” për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe  Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Avokatia,  në përfundim të procedurës së verifikimit paraprak, bazuar në pikën 5 të nenit 31 dhe pikën 5 të nenit 129 të ligjit nr.115/2016, “Për organet e Qeverisjes së sistemit të Drejtësisë”,  shpall menjëherë emrat e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për të qenë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Avokatia, në faqen zyrtare të Avokatit të Popullit, të Kuvendit dhe të Dhomës Kombëtare të Avokatisë", thuhet në njoftimin për shtyp.
 
Kandidatët që përmbushin kriteret formale nga Avokatia për KLGJ
 
Alban Toro
 
Arben Prifti
 
Arben Vani
 
Fatos Lazimi
 
Genti Sinani
 
Gëzim Allarak
 
Saimir Vishaj
 
Sinan Tafaj
 
Sokol Lamaj
 
Fatmir Luli
 
Kandidatët që përmbushin kriteret formale nga Avokatia për KLP
 
Floreta Gjini
 
Gëzim Allaraj
 
Kozma Jano
 
Nurihan Seiti
 
Veronika Vangjeli
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën