Dje ishin përpjekjet e fundit të pretendentëve për kandidatë për deputetë dhe kryetarëve të partive. Të parët për të siguruar emrin në listat e sigurta, e më pas për të qenë sa më lartë, të dytët për të mos shkaktuar shumë pakënaqësi. Ndryshimi i emrave, zhvendosja, heqja e njërit, apo e tjetrit, prurjet e reja, ruajtja e balancave, shpërblimi për besnikët, ka qenë një kokëçarje e madhe për dy liderët e forcave të mëdha politike. Sigurisht, që pamjet ishin të ndryshme.
Berisha dukej më i qetë në falënderimin me gjysëm zëri të të përzgjedhurve, por edhe në heshtjen e të përjashtuarve, apo të mospërfituesve. Tjetër tek Rama. Më shumë zhurmë, më shumë hyrje-dalje, më shumë biseda, premtime e ndryshime. Gjithsesi “problemi” më i madh u zgjidh për të gjitha partitë, në koalicione, apo jo. Emrat dhjetëra kandidatëve, që do të përfaqësojnë disa flamuj e ngjyra në 23 qershor, tashmë u vendosën. Ata do të hyjnë tanimë në bazë për ta bërë “qilizmë”, e ku natyrisht barra më e madhe do të bjerë ose tek emrat e fundit në lista, ose tek drejtuesit e pushtetit lokal.
Pyetja që shtrohet, pa nisur histeria e fushatës zgjedhore, është: sa u përfaqësua interesi i elektoratit, apo i anëtarësisë së çdo njërës parti? Kush mund të dalë sot dhe të deklarojë me përgjegjësi të plotë se aksh kryetar partie, shkoi në filan qark, u takua gjerë e gjatë me anëtarët dhe simpatizantët e partisë së tij, mori me shkrim emrat e dëshiruar dhe propozuar prej tyre, mori në konsideratë emrat e vlerësuar dhe respektuar nga të gjithë qytetarët e qarkut, nënvizoi fort në bllokun e tij të shënimeve (nëse mbajnë gjatë parafushatës) emrat që kanë luftuar, janë përpjekur, kanë milituar e kanë sakrifikuar për siglën e partisë që ata drejtojnë në Tiranë.
E që më pas, të jenë ulur e t’i kenë diskutuar këta emra, apo qoftë edhe t’i kenë kaluar nëpër mend për ndonjë fraksion minuti. Eshtë pak e pamundur, sepse nga gjithë ç’është shfaqur dukshëm e padukshëm, në të gjitha selitë, kanë qenë kryetarët me rrethin e tyre të ngushtë që kanë vendosur. Pra kanë vendosur për të pasur një grup parlamentar ushtarak, e edhe paraushtarak. Grup lufte, e grup të bindurish. Grup besnikësh, e grup të besuarish. Pra thjesht, kemi të bëjmë me listat e kryetarëve dhe jo të qytetarëve, ose të paktën të anëtarëve të partive. Këta të fundit u trajtuan thjesht, dele që në 23 qershor do të shkojnë pas çobanit. Dhe do të shkojnë.
Nuk është se kjo përbën ndonjë çudi, apo të pathënë më parë. Por çudia mbetet se sa më shumë thuhet, aq më shumë kryetarët veprojnë më keq se një katërvjeçar më parë, e edhe qytetarët-anëtarë, akoma më keq. Pra problemi nuk qëndron vetëm tek kryetarët dhe rretherrotullia e tyre. Problemi qëndron edhe poshtë, edhe shumë më poshtë. Të gjithë pretendojnë një vit para zgjedhjeve se duhet të na pyesin, duhet të vijnë të na marrin mendim, e kur askush as i pyet, e as ua vërshëllen, kafshojnë buzët, ndukin gjuhën e kalojnë më tutje me shprehjen monument, “vetëm të fitojmë, pa hallall”.
Problemi qëndron tek frika. Gjithsecili ka frikë nga ai që ka më lartë. Anëtari nga kryetari i seksionit, ky tjetri nga kryetari i partisë, ky akoma nga kryetari i bashkisë, të gjithë bashkë nga kryetari i partisë. Dhe ky i fundit e njeh fare mirë këtë frikë. Dhe sigurisht e shfrytëzon. E sipas kësaj rrjedhoje, çdo vit që vjen Parlamenti shqiptar, aty ku duhet të ulen burrat dhe gratë e elitës shqiptare, apo të paktën e elitës partiake, vjen duke u ulur në nivel, e sipas këtij nënnivelimi, rrjeshtohen të gjitha institucionet shqiptare. E në fund pyesim njëri-tjetrin të çuditur, “po si ka mundësi që arritëm në këtë pikë”?
Eshtë e pamundur të mos arrish fundin, të mos i bësh qesharake dhe ushtarake insitucionet e shtetit, kur të gjithë heshtin. Kur më shumë bëhet zhurmë, debate, e sherre për listat e deputetëve, se sa për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve që ka mbetur gjysmak. Të jetë vallë se gjithë këta emra që janë përfolur e ata që patën “fatin” të përzgjidhen tek të sigurtët, janë të paduruar që t’i japin atdheut sa më shumë nga vetja? Historia ka treguar të kundërtën.
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 07.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com