Listat, Hajdari: Sot ndahemi me të shkuarën, parlamenti i ardhshëm nuk do të ketë matrapazë

Me hapjen e listave, Rudina Hajdari u shpreh se në parlamentin e ardhshëm do të vijnë njerëz të vyer dhe jo matrapazë dhe kriminelë. "Ka pasur shumë prej shumë që ishin skeptikë, disa nuk e kuptonin rëndësinë e hapjes së listave dhe sistemit, por sot ne jemi duke votuar një ndryshim historik, hapjen e listave. Jam shumë krenare, se nga një cështje periferike, së bashku me kolegët tanë dhe një pjesë të shëndoshë të shoqërisë civile arritëm ta kthenim në një nga çështjet më të mbështetura. Sot ia dedikoj këtë fitore të gjithë qytetarëve shqiptarë, shumicës që kanë qenë kundër për 30 vite, si e kanë qeverisur këtë vend, u kanë imponuar axhendën personale dhe ky vend është bërë më i varfër dhe i korruptuar. Ka detyruar shumë prej shqiptarëve që të largohen, pa shpresë dhe vizion.

Por mesazhi im sot është për ju dhe jo për ata, sot dua t'u them se me këtë fitore që po korrim sot, hapjen e listave, ne e kemi në dorë të administrojmë edhe urtësi, duhet ta kuptojmë që kjo armë që kemi në dorë, ia heqim sado pak fuqinë dhe ua kthejmë qytetarëve. Asgjë nuk do të vlejë nëse në zgjedhjet e ardhshme nuk do të dalim në zgjedhje. Duhet të luftojmë për të ndëshkuar ata që kanë abuzuar me besimin tuaj. Në parlament do të vijnë ata njerëz që janë të ndershëm dhe jo ata që janë matrapazë. Falë listave të hapura, ju mund ta bëni këtë dhe kjo do të jetë e mundur, pasi përmes votës suaj do të sillni deputetët punëtorë dhe jo lëpirës ndaj kryetarëve të partive. Do të sillni atë qytetar që është i vyer, profesor dhe i nderuar, dhe jo kriminel. Ata që besojnë te idetë dhe parimet.

Shqipëria ka një ndarje shumë të madhe dhe kjo nuk është mes të majtëve dhe të djathtëve, jo, ndarja është mes atyre që kanë gllabëruar shumicën e pasurisë së këtij vendi, që kanë marrë burimet natyrore dhe pronat dhe 2.8 mln shqiptarëve që paguajnë taksa pa marrë asnjë shërbim. Ndarja është mes atyre që jetojnë në luks dhe atyre që rropaten për të siguruar jetesën. Ndarja sot është mes të shkuarës dhe të ardhmes. E shkuara përfaqësohet nga kjo klasë dhe e ardhmja varet si do ta përdorim këtë 'armë', që këtë ndarje ta zhdukim. Ejani ta ndryshojmë këtë vend. Unë besova se ndryshimi do të ndodhte, luftova dhe me një armatë njerëzish ia dola, nëse bashkohemi të gjithë, do ta ndryshojmë Shqipërinë. Sot kemi hedhur një hap të rëndësishëm drejt ndryshimit, urime të gjithë shqiptarëve" tha ajo.


Lajmi kryesor:

Ndryshohet Kushtetuta me 106 vota pro, hapen listat, Rama mesazh ambasadores së SHBA-së: S'më erdhi mirë për fjalët, shqiptarët vendosin vetë


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj