Listë humbëse quhet ajo që kryetari e mbush me 'anonimë pa personalitet'

Listë humbëse quhet ajo që kryetari e mbush me 'anonimë pa personalitet'

Edi Rama dhe Lulzim Basha

Luljeta Bozo ka lindur më 2 tetor 1942 në Tiranë. Ajo është një profesoreshë në fushën e inxhinierisë, dhe një nga emrat më të vlerësuar akademikë në Shqipëri. Ka botuar 33 libra profesionalë, në fushën e inxhinierisë, shkencës dhe gjeoteknikës dhe është kryetare e Shoqatës së Gjeoteknikëve të Shqipërisë. Ende sot ajo e vazhdon mësimdhenien ne universitet. Që prej vitit 2011 ajo është anëtare e Shoqatës Amerikane për Përparimin e Shkencës(AAAS). Në vitin 2002, u përfshi nga International Biographical Centre në Cambridgeshire, ne botimin e 3-te (“The International Who’s Who of Women 2002”), si një nga gratë shkencëtare më të mira të vitit.

Sa më lart janë marre nga Wikipedia, vetëm për te dhënë një ide më të detajuar se kush është zonja në fjalë, e cila po përflitet për pranimin e ftesës së Partisë Socialiste për të qënë në listën e kandidateve për deputete të kësaj partie në zgjedhjet e 25 prillit.

Nga kjo ngjarje e ditës, personalisht nxjerr disa deduksione logjike, te cilat po i rendis pa lidhje me rëndësinë specifike te tyre:

1. PS dhe kryetari i saj nuk po bën një listë humbëse! Lista humbëse është ajo listë të cilën, kur kryetari i partisë e di qe do te humbasë zgjedhjet, e mbush me “anonime pa personalitet” qe nuk do guxojnë të thonë një fjalë kundër e t’i kërkojnë të mbajë përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve.

2. Zonja Bozo, për shkak te moshës (78 vjeç) dhe karrierës profesionale të përkryer, nuk bie ne bashkësinë e 30-40 vjeçareve, të cilët, për arsye mbijetese në politikë, rast pas rasti, vendosin ne konformohen dhe të notojnë në drejtim te rrymës që buron nga nivelet e sipërme të hierarkisë partiake.

3. Duke mos pasur pretendime për një mandat të dytë vijues apo për poste ministrore, ka një propabilitet shume te larte qe Prof. Bozo te flasë nga podiumi i Kuvendit atë që ajo mendon e beson dhe jo çka dëshiron me patjetër lidershipi i partisë.

4. Për pasojë, niveli i përfaqësimit të qytetarëve në Kuvend ka gjasë te rritet cilësisht.

5. Prania dhe fjala e saj në Kuvend mund të vendosë një standard të caktuar, të lartë, i cili do iu imponohet edhe deputetëve të tjerë, që, për të mos stonuar, do të duhet ose të flasin si ajo, ose më së paku, të heshtin. Duke krijuar një etalon, znj. Bozo do te shërbejë si shembull për tu ndjekur nga kolegët e saj, qoftë edhe pa dëshirën e tyre të plotë. Përfundimi është gjithmonë në të mire të zgjedhësve.

6. Prof. Bozo vështirë se do shndërrohet në atë deputetin langaraq që bredh ministri më ministri për tendera në zonën ku është zgjedhur apo për të siguruar vende pune të pamerituara për mbështetësit e saj personale në zonë.

7. Për shkak të moshës, aktivizmi i Prof. Bozo mund të mos jetë i lartë, por kjo mbetet për tu parë.

Nga çdo këndvështrim, prania e znj. Bozo ne Kuvendin e ardhshëm është një ogur i mirë dhe na nderon individualisht, politikisht por edhe si komb.

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 05/03/2021 18:34

    Po mbush me plaka Edvin Mafi parlamentin rrnofte Birish

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb