VIDEO/ Sylvinho jep kushtrimin: Nesër futemi në fushë për fitore, ëndërrojmë 1/8! Spanja ekipi më i fortë në Euro 24, e kam gati formacionin! Gjimshiti: T'i bezdisim

DUSSELDORF - Shqipëria dhe Spanja luajnë nesër në orën 21:00 për ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin B të Euro 2024. Iberikët me gjashtë pikë tanimë janë të kualifikuar dhe kuqezinjtë tanë kërkojnë tri pikët historike për të kaluar në fazën e 1/8. Nga stadiumi ku do luhet ndeshja, trajneri Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti folën për mediat.

Trajneri Sylvinho tha se ekipi i tij ka shanse për në 1/8 dhe nesër do kenë një marsh më shumë, teksa foli edhe për formacionin.

"Çfarë do të thotë për ju kualifikimi nëse ia dilni?

Është emocionuese. Spanja më ka pritur mua dhe familjen time, fëmijët e mi janë shkolluar dhe stërvitur aty me Barcelonën. Spanja është brilante dhe me një trajner të mrekullueshëm. Unë jam i lumtur që drejtoj Shqipërinë. Kemi bërë mirë dhe jemi deri këtu. Nesër është mundësia jonë, do dalim në fushë dhe do luajmë kundër një ekipi më të mirë në botë.

Spanja rotacion?

Spanja e ka mbajtjen e topit në ADN, ky ekip është mirë në krah, me lojtarë me cilësi. Ka shumë lojtarë të shpejtë në krah dhe qendër të mesit të fushës. Kam gjashtë muaj që i studioj, lënë pak hapësirë në mbrojtje dhe rrinë pas topit. Kanë një organizim të mirë. Mundën Kroacinë dhe Italinë dhe siç tha Gjimshiti kemi një ndeshje të vështirë nesër. Edhe ne kemi lojtarë të mirë dhe të gatshëm për të bërë një ndeshje të shkëlqyer nesër.

Si ju duk ndeshja Spanjë - Itali, ju ishit në stadium?

Po, isha me Zabaletën në stadium. I njohim kundërshtarët e grupit tonë. Është një ekip që të impresionon. De la Fuente ka bërë një ekip të mrekullueshëm. Luajnë mirë dhe kanë mbrojtje të mirë. Vetëm Skocia i ka mundur në kualifikuese. Vendi ynë është krenar për ne dhe jemi të kënaqur që jemi në lojë. Kemi mundësi, cilësi dhe futemi në fushë për të luajtur.

Përmbysja që ju bëri Italia?

Nuk është e lehtë të marrësh avantazhin. Por, ky është eventi i dytë ku jemi. Lojtarët po përshtaten dhe po tregojmë çfarë mund të bëjmë. Në terren po tregojnë se dinë të përballojnë vështirësi. Ka edhe ekipe të mëdha që janë përmbysur, ne do mësohemi me këto situata.

Jemi ende në lojë për kalimin e grupit, i lumtur?

Po, patjetër që jam i kënaqur. Para disa muajsh njerëzit mund të mendonin se ekipet do na mundin me 4 ose 5 gola. Por ja ku jemi, në "Grupin e Vdekjes" dhe kemi shanset tona. Jam i kënaqur për lojtarët. Nesër do bëjmë diçka më shumë për të ëndërruar.

Ndeshja më e rëndësishme në karrierë?

Unë jam ende i ri. Është një ndeshje që nuk do e harroj, pasi po luaj kundër Spanjës si trajner. Jam gjysmë spanjoll dhe gjysmë brazilian. Jemi përgatitur mirë për ndeshjet dhe kemi dhënë më të mirën. Situata ku jemi mund ta bëjë ndeshjen me Spanjën më të rëndësishme, të gjitha kanë rëndësinë e tyre. Për ne është ajo nesër.

Çfarë do të thotë kalimi i grupit për Shqipërinë?

Kemi punuar me muaj të tërë, kemi jetuar në Tiranë. Njerëzit kanë besim, në Shqipëri ka 3 milionë njerëz dhe rrotull botës bëhen 9 të tillë. Ka gjenerata që nuk e kanë parë ekipin në këtë nivel dhe njerëzit gëzojnë. Nesër do jemi krenarë, e dimë me kë luajmë dhe nesë kalojmë grupin do jetë një kënaqësi e madhe. Do jetë e vështirë, por nesër dua performamcën tonë më të mirë.

Favoriti i Euro 2024?

Nuk kam arritur t'i shoh të gjitha ndeshjet. Kemi punuar shumë dhe kemi pasur udhëtime. Kam para ekipet e grupit tonë. Kam parë një pjesë Francë - Holandë dhe nuk jam në pozitë për të treguar për favoritët. Spanja është mes tyre, Italia dhe Kroacia po, nëse kalojnë janë ekipe të forta. Nesër kundër Spanjës do mësojmë shumë.

Futemi për barazim?

Siç kam thënë më parë, në jetën time nuk kam parë një trajner që futet për barazim. Një trajner futet në fushë për të fituar, paçka se çfarë ekipi ke dhe çfarë kundërshtari ke përballë. Na duhet të fitojmë për të kaluar. Kemi shanse të kalojmë edhe me barazime, por do shohim sesi do jemi në 10-15 minutat e fundit.

Problemet e lojtarëve të Spanjës dhe rotacioni. Mendimi juaj?

Janë të mrekullueshëm, edhe formacioni i tyre i dytë mund ta fitojë këtë event. Nuk kemi kohë të mendojmë për ta, duhet të jemi ne mirë në fushë. Kemi një ndeshje të nivelit të lartë dhe shpresoj që ne të bëjmë një ndeshje të mrekullueshme. Mund të ndodhë çdo gjë. Nuk dua të përmend emra lojtarësh të Spanjës se cili është më i miri.

Si do e përgatisini ekipin këto 24 orë?

Duhet të pushojmë dhe flemë mirë këto 24 orë. Ka rëndësi për ne dhe vendin tonë. Kemi punuar me zell dhe përkushim. Kemi pasur gola, ndeshje të forta dhe punë.

E kam gati formacionin. Do bëjmë një stërvitje nesër, do shohim si janë, do flasim dhe do shohim për ndryshime. Spanja mund të jetë në finale duke luajtur edhe me ekipin e dytë, por ky nuk është problemi ynë. Ne duam të bëjmë lojën më të mirë të mundshme.

Mungesa e Dakut dhe pezullimi, e prisnit?

Jemi këtu për futboll, në një event brilant. Të flasim për fëmijët që do rriten duke parë këtë ndeshje. Nuk duhet të shpenzojmë energjinë për gjëra të tjera, mos ndikohemi nga kjo gjë", tha trajneri.

Nga ana tjetër kapiteni Berat Gjimshiti tha se kanë mundësi të bezdisin Spanjën, ndërsa ceku edhe pezullimin e Dakut.

"Është një ekip i fortë, të gjithë jemi gati. Kemi shanse të kalojmë grupin dhe jemi në lojë. Të bezdisim Spanjën. Daku? Duhet të fokusohemi te ndeshja nesër, Daku ka bërë gabim dhe ka kërkuar falje. Të fokusohemi vetëm te ndeshja e nesërme. Do jetë ndeshja më e vështirë, ndoshta më e vështira në këtë grup. T'i shqetësojmë dhe të bëjmë më të mirën që dimë", tha Gjimshiti.

Renditja e Grupit B

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:28
Berat Gjimshiti para Spanjës: Kemi shanse të kalojmë grupin! Daku? Nuk merremi me politikë

1719161310_beratgjimshiti.jpg
Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti foli para ndeshjes kundër Spanjës. Nga Dusseldorf ai u shpreh se kuqezinjtë do provojnë shanset e tij, teksa u ndal edhe te pezullimi me dy ndeshje i Mirlind Dakut nga UEFA.

"Luani kundër Spanjës, sa gati është ekipi?

Është një ekip i fortë, të gjithë jemi gati. Kemi shanse të kalojmë grupin dhe jemi në lojë. Të bezdisim Spanjën.

Spanja bën rotacion, si ndikon te Shqipëria?

Aspak nuk ndikon, ata kanë të njëjtin nivel edhe me lojtarët e dytë. E dimë kë kemi përballë dhe nuk mendojmë se do luajnë me ekipin e dytë dhe do futemi në fushë sikur ata kanë më të mirët kundër nesh.

Mungesa e Dakut?

Duhet të fokusohemi te ndeshja nesër, Daku ka bërë gabim dhe ka kërkuar falje. Të fokusohemi vetëm te ndeshja e nesërme. Do jetë ndeshja më e vështirë, ndoshta më e vështira në këtë grup. T'i shqetësojmë dhe të bëjmë më të mirën që dimë.

UEFA e ka gjobitur Shqipërinë, jeni të mërzitur që politika ka zbehur punën tuaj?

Nuk jam këtu për të folur për gjërat politike. Ne do luajmë për tifozët dhe ata që na besojnë", tha Berat Gjimshiti.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

'E ka dorën pak të rëndë...' Qytetari tregon eksperiencën e keqe tek klinika e doktor Mondit! I nxorën analizat mirë, në Itali zbuluan tumori malinj

'E ka dorën pak të rëndë...' Qytetari tregon eksperiencën e keqe tek klinika e doktor Mondit! I nxorën analizat mirë, në Itali zbuluan tumori malinj