Skandali i Onkologjikut, Ministrja Koçiu në interpelancë: Po politizohet ngjarja! Brakiterapia e Ortovoltazhi vihen në punë brenda korrikut

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ishte thirrur në interpelancë nga PD lidhur me skandalin e Onkologjikut ku mjekët zhvatnin pacientët me tumor dhe i orientonin në klinikat private. Kërkesat për interpelancë janë bërë nga deputeti Arbi Agalliu i grupit Basha dhe një nga PD.

Në fjalën e saj në interpelancën e kërkuar me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu nga deputetët e opozitës, Gjergji tha se gjatë kësaj jave secili ka kuptuar se imazhi i shëndetësisë falas ra, u shkërmoq. Shëndetësia falas u mund nga kanceri pikërisht aty ku luftohet, tek korridoret dhe dhomat e Onkologjikut”.

“Ironikisht dha shpirt nga metastaza që ka mbërthyer gjithë sistemin shëndetësor, korrupsioni. Pas autopsisë së shëndetësisë falas të gjithë e pamë shkakun e së keqes ishte korrupsioni qeveritar i ministrave dhe ish-ministrave, i drejtorëve dhe ish-drejtorëve , i koordinatorëve patronazhistë e në fund i disa mjekëve bluzën e bardhë të të cilëve e ndot shpesh propaganda politike për të zhvendosur vëmendjen qytetare nga e vërteta e këtij dështimi”, theksoi Gjergji.

“Shëndetësia falas mbeti utopi për shqiptarët dhe realitet për oligarkët e shëndetësisë që në këto 11 vite mbushën xhepat, u majmën në kurriz të shëndetit dhe jetës së çdo shqiptari”, nënvizoi Gjergji.

Ministrja Albana Koçiu nga ana e saj akuzoi opozitën se po përpiqen ta politizojnë dhe se kushdo që provohet fajtor nuk ka pune as më këtë qeveri e as në këtë familje politike

 Kushdo që provohet fajtor, nuk ka më punë me këtë qeveri, as me këtë familje politike. Ky standard vlen edhe për mjekët e vendosur nën akuzë” tha ajo.

Koçiu inkurajoi organet e drejtësisë të hetojnë me zero tolerancë dhe të nxjerrin para përgjegjësisë ligjore çdo individ që është implikuar dhe ka abuzuar me misionin e shenjtë të mjekut në dëm të shëndetit të qytetarëve, me pasoja edhe zhvatjeje për ta.

Ajo shtoi se tentativa për të politizuar ngjarjen, për të futur ndasi dhe diversion mes mjekëve dhe trupës drejtuese të shëndetësisë është një akt i shëmtuar dhe që do të rezultojë i dështuar dhe se “përballë kësaj “kryqëzate politike”, rasti i Onkologjikut nuk mundet kurrsesi të zhbëjë punët që janë kryer në QSUT dhe në të gjithë sistemin tonë shëndetësor”

“Vetëm në QSUT janë realizuar mbi 100 milionë euro investime në këto vite dhe është bërë e mundur që Spitali Onkologjik të jetë shumë më i mirëpajisur dhe i mirëfurnizuar se më parë. Buxheti ynë për kimioterapitë është katërfishuar, duke minimizuar në maksimum rastet e vonesave apo pamundësisë për të ofruar kurim në spitalin publik. Gjithashtu, akseleratorët e rinj, meqë po vihet nën hetim Onkologjiku, kanë bërë diçka të jashtëzakonshme: Kanë shkurtuar listën e pritjes për marrjen e trajtimit me radioterapi nga 3 muaj në kohën tuaj, në dy-tre javë që është edhe periudha optimale e rekomanduar dhe që është që është një kohë pritje më e shkurtër se mesatarja evropiane”, deklaroi ajo.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se “70-80 pacientë marrin shërbim në ditë në Onkologjik. 160 marrin shërbimin e radioterapisë në ditë falë atyre pajisjeve dhe akseleratorëve.

Sa i përket brakiterapisë, kanë ardhur ekspertë e Agjencisë Ndërkombëtare Europiane Atomike të Vjenës të cilët po asistojnë dhe brenda muajit korrik ajo pajisje do të vihet në punë. Gjithashtu edhe ortovoltazhi brenda muajit korrik do të vihet në punë” tha ministrja.

Lajmi ne perditesim...

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elbasani: 04/07/2024 13:57

    Bravo ministre znj Albana Misra, sa bukur flet per sukseset.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

 Vota e Diasporës, Gjiknuri në Kuvend: Projektligji do depozitohet pas disa ditësh, ta kalojmë në korrik

Vota e Diasporës, Gjiknuri në Kuvend: Projektligji do depozitohet pas disa ditësh, ta kalojmë në korrik