Zhvillimi i Lizingut bujqësor (qerasë financiare) do të ulë pengesat e ardhura nga mungesa e pasurisë së patundshme si kolateral dhe do të rrisë kredidhënien për fermerët.
Kolaterali mbetet pengesa kryesore për fermerët në marrjen e një kredie dhe lizingu (qeraja financiare) është një mjet shumë i mirë financiar sepse eviton kërkesën për kolataral si formë garancie. Në një marrëveshje lizingu, aseti që blihet si traktori etj, luan rolin e garancisë. Lizingu bujqësor do të ofrojë të tjera përfitime për klientët. Një qera finaciare është më e volitshme sesa një kredi, përderisa klientit nuk i kërkohet pronësia mbi paisjet. Kjo i ofron bujqësisë kushte fleksibël, nga të cilat mund të përfitojnë sipas të ardhurave sezonale.
Për të përshpejtuar proçesin, AgroKapital projekt i mbeshtetur nga USAID, ka objektiv mbështetjen e financimit të agrobiznesit, do të krijojë një model lizingu, ku paisjet do të jepen si qera financiare direkt nga burimi i blerjes.
Qëllimi primar i AgroKapital është përshpejtimi i financimit, por impakti i plotë është zhvillimi i bujqësisë. Rritja e mundësisë së financimit do t'i mundësojë agrobizneset të rrisin prodhimin, të përmirësojnë teknologjinë, të zhvillojnë biznesin e tyre dhe të punësojnë më shumë punonjës. /atsh/
/Shqiptarja.com