Kryeprokurori Adriatik Llalla ka takuar sot nga vartësit e tij që të mos i druhen reformës në drejtësi, por të vijojnë punën në luftën pa kompromis ndaj kultivuesve të kanabisit dhe trafikut të drogës. 

Gjatë një takimi të zhvilluar sot me prokurorë nga rrethet, i pari i këtij lloji pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese për reformënë në drejtësi, Llalla ka dhënë porosi për vartësit e tij, që të vijojnë punën të pashqetësuar. 

Mësohet se Llalla ka kërkuar posaçërisht intensifikim të luftës kundër kultivimit të kanabisit, ndërsa ka kërkuar bashkëpunim intensiv me Policinë e Shtetit.

“Duhet të intensifikoni punën në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe drogës. Nuk duhet të ketë neglizhencë dhe ulje të cilësisë së punës dhe pse ka nisur zbatimi i reformës. Duhet të bashkëpunoni me policinë dhe çdo institucion ligjzbatues për luftën ndaj kanabisit. Puna juaj nuk duhet të ndikohet nga asnjë shkak”, mësohet të jetë shprehur Llalla gjatë këtij takimi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com