Vettingu në Polici/ Kuvendi 'rrëzon' Metën, Lleshaj: Ligji i njëjtë në thelb, ndryshime të vogla

Me 79 vota pro dhe 11 kundër, parlamenti ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për ligjin e Vetting-ut në Polici. Deputetët kanë votuar në seancën e sotme plenare, që të qëndrojë në fuqi ligji i ndryshuar nga ministri i Brendshëm i Sandër Lleshaj. 

Presidenti Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për vettingun me argumentin se cenon parimet dhe standardet e vendosura në Policinë e Shtetit. Sipas tij, me ndryshimet e bëra nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, qeveria kërkon që të kontrollojë procesin e vettingut në Policinë e Shtetit.

Por kjo është hedhur poshtë nga Lleshaj, edhe seancën e sotme plenare. Në fjalën e tij nga foltorja, Lleshaj ka argumentuar se ligji i ri nuk ka ndryshim nga ai i vjetri, por disa rregullime të vogla, siç ai i quajti 'kozmetike', në të mirë të këtij procesi.

"Diskutimi vjen në një kohë për një çështje që nuk ekziston, kohë nga parlamenti, presidenti. Pse nuk ekziston? Ligji nuk ndryshon në substancë nga i pari, janë ndryshime kozmetike, që nuk prekim thelbin e ligjit të vjetër. Ligji i vjetër parashikonte që vettingu të bëhej për të gjithë policët dhe drejtuesit, kështu është edhe në ligjin e ri. Nuk ka asnjë ndryshim ligji i ri me të vjetrin. Vettingu sipas ligjit të vjetër duhet të mbyllet në mars të 2020, sot jemi në maj dhe ende nuk ka nisur dosja e parë. A mund të mbyllet Vettingu i 14 mijë vetave në një kohë kaq të shkurtër? Kush do që është në favor të Vettingut duhet të jetë në favor të rrëzimit të dekretit të presidenti. Në duhet të rrijmë në një proces Vettingu pa fund. Një punonjës policie që e kalon Vettingun sot, mund të merret nesër me vepra kriminale. Ka nevojë që të rregullojmë SHÇBA-në, e jo të krijojmë një strukturë ekstra, se s'kemi besim te strukturat që kemi krijuar vetë. Policia ju ka mbrojtur që deputetët e rinjëtë mbërrijnë në parlament shëndoshë e mirë. Demokracia nuk ka asnjë lidhje me atë që po ndodh ditën e sotme", u shpreh Lleshaj.

Ndryshimi që Sandër Lleshaj i bëri ligjit për vettingun në Policinë e Shtetit
Dy janë pikat kryesore që u ndryshuan dhe që Xhafaj abstenoi, afati dhe komisionet që do të bëjnë vettingun. Me ndryshimet që iu bënë ligjit, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) institucion ky në varësi të drejtpërdrejtë të Ministrit të Brendshëm parashikohet që të jetë struktura, që pas shkrirjes së strukturave aktuale vlerësuese, Komisionit Qendror të Vlerësimit dhe Komisionit Vendor të Vlerësimit, të kryejë vlerësimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës në fazën e dytë dhe të tretë. Pra, SHÇBA-ja do të vlerësojë punonjësit e nivelit të mesëm drejtues dhe të atyre të nivelit bazë. Pra, në ligjin e ri që u kthye, parashikohet që vettingun në policinë e shtetit, në fazën e parë për drejtuesit e lartë, 300 grada ta bëjë një komision i jashtëm sikur është deri tani, ndërsa 13 mijë punonjësit e policisë ti kalojë në skaner më pas SHÇBA-ja.


Lajmi kryesor:

Kriza politike/ Hajdari dhe Gjoni llogari Ramës: A keni bërë pakt të fshehtë me Bashën? Balla: Kurrë!


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Koha më e mirë për të pirë kafe? Ja çfarë thonë ekspertët

Koha më e mirë për të pirë kafe? Ja çfarë thonë ekspertët