Lleshaj: Reforma në Drejtësi e suksesshme vetëm kur policia dhe agjencitë t'i përgjigjen cilësisht krimit

Lleshaj: Reforma në Drejtësi e suksesshme vetëm kur policia dhe agjencitë t'i përgjigjen cilësisht krimit

TIRANE-Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shprehet se Reforma në Drejtësi mund të japë rezultate vetëm kur Policia e Shtetit dhe agjencitë ligjzbatuese, t'i përgjigjen cilësisht luftës kundër krimit ekonomik dhe financiar, pastrimit të parave dhe krimit kompjuterik.

"Një javë para se rreth 30 të rinj e të reja, të nisnin Kursin e dytë për Oficerë të Policisë Kriminale, u diplomua grupi me 36 vetë që mbaroi Kursin e parë me rezultate të larta. Ata i bashkohen trupës, në ripërtëritje të Policisë së Shtetit, për të rritur kapacitetet hetimore dhe forcën goditëse kundër paligjshmërisë në tërësi dhe krimit të organizuar në veçanti.

Bisedova me oficerët, pjesë e Gjeneratës së re të Policisë, dhe ajo që më ra në sy, ishte motivimi dhe vullneti për t'i shërbyer atdheut, përmes integritetit të lartë dhe profesionalizmit të shtuar në katedrat e Fakultetit të Hetimit të Krimit, në Akademinë e Sigurisë.

Interesi i lartë i të rinjve në çdo thirrje publike që Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë bërë, dëshmon se trupa policore mbetet një ndër institucionet më të besuara në vend. E kur çdo punonjës zotëron cilësi të larta profesionale e integritet personal, edhe organizata që përfaqësojnë bëhet më dinamike dhe e motivuar.

Reforma në Drejtësi, që sot është në fazën finale, mund të japë rezultatet që presin të gjithë, vetëm kur Policia e Shtetit dhe agjencitë ligjzbatuese, t'i përgjigjen cilësisht luftës kundër krimit ekonomik dhe financiar, pastrimit të parave dhe krimit kompjuterik" tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje