Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka bërë me dije se për shkak të mos respektimit të rregullave në disa tregje, do të merret masa drastike ndaj tyre që mund të shkojnë deri në mbylljen e tyre. Gjatë një inspektimi = në zonën e Vorës, në Kombinat dhe disa rrethina të Tiranës, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, Lleshaj theksoi se është shumë i rëndësisishëm zbatimi i masave, aq më tepër në një kohë kur pritet të jetë kulmi i kurbës së të infektuarve.
"Vlen po ashtu të theksohet konstatimi që disa tregje tërheqin vëmendje më të madhe të strukturave të Bashkive. Janë disa tregje të cilat nuk plotësojnë kushtet për të vepruar dhe për të ofruar shërbimin, për arsye të hapsirave të pamjaftueshme për qarkullimin e qytetarëve dhe meritojnë një trajtim, dhe një vëmendje të veçantë. Deri ndoshta edhe në mbylljen e ndonjë tregu, i cili nuk plotëson këto parametra të sigurisë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe shifrat e fundit na tregojnë se pakujdesitë e vogla, ose papërgjegjshmëritë e vogla sjellin pasoja të mëdha. Është përsëritur shpesh herë këto ditë se mjafton dhe një person i përgjegjshëm për ta ndërprerë një nga degët e përhapjes së virusit, ashtu sikur dhe nganjëherë mjafton dhe një person i papërgjegjshëm për t’i dhënë udhë një dege të re të zhvillimit të virusit", tha Lleshaj.
Ndërkohë, sa i përket kartave të Indentitetit që janë të skaduar, duke pamundësuar çdo veprim në këto ditë të vështira, ai ka bërë me dije se u është drejtuar bankave të nivelit të dytë me një kërkesë që t'i njohin ato.
"Dua të them me këtë rast që dje i jam drejtuar me një shkresë zyrtare Bankës Qendrore dhe të gjithë bankave të nivelit të dytë, me kërkesën që këto të njohin si të mirëqena të gjitha kartat e Identitetit, të cilat kanë skaduar në vitin 2020, duke synuar që qytetarët të marrin shërbimet duke përdoruar kartat aktuale, derisa ne të kemi mundësinë për t’i rihapur sportelet dhe për të vijuar prodhimin e kartave të reja identitetit", tha Lleshaj.
Lajmi kryesor: