'Lojtar i tmerrshëm', Scottie Pippen akuzon Micheal Jordan
Scottie Pippen dhe Michael Jordan
Miqësia e madhe mes Scottie Pippen dhe Michael Jordan si duket nuk ekziston më, pasi ai nuk është se e ka më qejf legjendën amerikane të basketbollit. “LeBron James do të jetë lojtari më i mirë nga pikëpamja statistikore që ka luajtur ndonjëherë basketboll”, ka thënë fillimisht Pippen.
Në një intervistë me Die-Hard Chicago Bulls Fans, Scottie Pippen, i cili formoi dyshen më 'vdekjeprurëse' të NBA me Michael Jordan në vitet 1990, bëri një koment goditës për krahasimin e pafund mes ish-shokut të tij të skuadrës dhe LeBron James.
“Kam parë Michael Jordan të luante përpara se të shkoja te Bulls. Ai ishte një lojtar i tmerrshëm, një lojtar i tmerrshëm për t’u parë. Ishte e gjitha 1 kundër 1, të gjitha goditjet e këqija. Papritur, ne u bëmë një ekip dhe filluam të fitonim gjithçka dhe bota harroi se kush ishte”, vijoi Pippen.

Michael Jordan dhe Scottie Pippen
Ish-lojtari i Bulls beson se LeBron James është një lojtar më i mirë ose më shumë se Jordani, por kur bëhet fjalë për statistikat, legjenda e Chicagos pranon njëfarë epërsie të James.
“Unë nuk e di kush është më i mirë, është një lojë ekipore”, përfundoi ish-basketbollisti amerikan. Nuk është hera e parë që Pippen pozicionohet në favor të LeBron. Diçka e papritur, duke marrë parasysh gjithçka që ai dhe Jordan kaluan te Bulls.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që SHBA e jo më BE të ndërmjetësojë dialogun Kosovë-Serbi?
-
Po
85.6%
-
Jo
8.8%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 1602
Lajme të tjera
-
E ngatërroi me një fanse! Truproja i yllit të NBA godet Britney Spears, këngëtarja: Ende nuk kam marrë një falje publike nga lojtari
8 Korrik, 10:07
-
NBA/ Chris Paul kalon te Golden State Warriors
26 Qershor, 15:57
-
VIDEO/ Denver dominon Miamin, Nuggets shpallen kampionët e NBA për herë të parë
13 Qershor, 09:46
-
Një fitore larg titullit kampion në NBA, Nuggets 'nxijnë' Miami Heat
10 Qershor, 23:08
-
Ndeshja e tretë finale, Nuggets fiton me Heat dhe rikthen epërsinë në NBA
8 Qershor, 09:36
-
NBA/ Denver tregon forcën, fiton në finalen e parë kundër Miami-t
2 Qershor, 11:40
-
S'ka mrekulli në NBA, Miami Heat mposhtin Celtics dhe shkojnë në finalen e madhe
30 Maj, 11:19
-
Përmbysja më pranë, Celtics fitojnë kundër Heat në NBA
26 Maj, 14:55
-
Fillimi i përmbysjes? Boston Celtics merr fitoren e parë kundër Miami Heat në NBA
24 Maj, 13:49
-
LeBron James s'ia del, Nuggets fitojnë me Lakers dhe shkojnë në finalen e madhe të NBA
23 Maj, 12:31
-
Një hap larg finales në NBA, Miami Heat mposht Boston Celtics
22 Maj, 13:02
-
Përplasje e frikshme me Lebron James, arbitri amerikan mbetet i gjakosur gjatë ndeshjes së basketbollit (VIDEO)
21 Maj, 13:13