Tenori italian, Enrico Caruso nuk i ka shfaqur pasionet vetëm në skenë, ashtu siç dëshmohet nga letrat e admirueseve të pasionuara që bëjnë pjesë mes qindra dokumenteve që do të nxirren së shpejti në ankand në Londër.
Në total, më shumë se 700 dokumente personale, të papublikuara më parë, të atij që është konsideruar si këngëtari më i madh i shekullit të kaluar, do të nxirren në ankand nga shtëpia Christie’s, për një çmim prej 250 000 stërlinash (320 000 euro), më 19 nëntor.
Mes tyre bëjnë pjesë 20 letra dhe karta postale, shtatë telegrame dhe disa disa foto nga një trashëgimtare argjentinase, Vina Velasquez, me të cilën Caruso, i cili vdiq në vitin 1921 në moshën 48-vjeçare, ndau një romancë që do të zinte titujt e gazetave në atë kohë.
Këto letra ekzaltuese, me kaligrafi shpeshherë shqetësuese, janë shkruar, disa në italisht, të tjera në spanjisht dhe në frengjisht, apo dhe në tre gjuhë në të njëjtën kohë. Ashtu si kur Vina Velasquez fillonte lamtumirën e saj me ”1 000 puthje” dhe përfundonte me ”të dua të gjithin për vete”.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
Marrë nga ATSH
/Shqiptarja.com