Londër, Liderët e NATO-s në 70 vjetorin e Aleancës

Londër, Liderët e NATO-s në 70 vjetorin e Aleancës

Liderët e shteteve dhe të qeverive janë mbledhur në Londër të festojnë 70 vjetorin e krijimit të NATO-s.

Londra ishte pikërisht vendi ku për herë të parë u vendosën zyrat e Aleancës në vitin 1949 ndërkohë që Britania ishte pjesë e 12 vendet e para që iu bashkuan NATO-s

Mbretëresha Elizabeta ka organizuar një pritje në Buckingham Palace ku ishin prezent liderët politik si Donald Trump, Kyriakos Mitsotakis, Erdogan, Angela Merkel dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Ditën e sotme, liderët e shteteve kanë diskutuar mbi çështjet e sigurisë, luftën ndaj terrorizmit dhe të përmirësimit të strukturave të NATO-s. Pas kënaqësive dhe gëzimit të dukshëm, ‘rrudhat’ e Paktit të Atlantikut, të shënuara nga shqetësimet dhe përçarjet, nuk mund të fshihen lehtë.

Ndër problemet më të mprehta janë ofensiva e Turqisë në Siri, deklarata e Macron se Nato ndodhet në vdekje celebrale klinike dhe paparashikueshmëria e Donald Trump mbi angazhimin e Shteteve të Bashkuara në Aleancë.

Është e qartë se miqësia e vjetër midis Macron dhe Trump, ka mbaruar shumë. Tani të dy nuk humbasin asnjë mundësi për tu përplasur me njeri-tjetrin.

Përveç marrëveshjeve tregtare, Trump ka provokuar Macron mbi përgjegjësinë e shteteve europiane për luftëtarët e Shtetit Islamik të mbajtur në burgje nga ushtria amerikane.

Trump: A doni disa luftëtarë të bukur të ISIS? Unë mund t'iu jap. Ju mund të merrni gjithçka që dëshironi.

Macron: Le të jemi seriozë. Problemi juaj numër një nuk janë luftëtarët e huaj që janë bashkuar me ISIS, por janë milicët e ISIS-it që janë akoma në Siri dhe Irak.

Trump: Kjo është arsyeja pse ju jeni një politikan i shkëlqyeshëm, sepse kjo është një nga përgjigjet që nuk duhej të më kishte humbur pa dëgjuar

Ofensiva e Turqisë në Siri konsiderohet një kërcënim për unitetin e 29 vendeve anëtare të NATO-s.

Pas një takimi katër-palësh në rezidencën e Kryeministrit britanik, Macron, Johnson, Erdogan dhe Merkel u përpoqën më kot të fshehin pikëpamjet e dukshme të ndryshme të tyre.

Gjithsesi në fund të samitit, liderët e shteteve anëtare të NATO-s u dha një deklaratë e përbashkët:

Udhëheqësit e Aleancës kanë siguruar që ata do të punojnë për të krijuar kushtet për një kthim të sigurt, vullnetar dhe të qëndrueshëm të refugjatëve dhe se lufta kundër terrorizmit në të gjitha format e saj vazhdon".

Për Stoltenberg, në Nato ka këndvështrime të ndryshme për çështje të caktuara.

Turqia ndërkohë ka kërcënuar se do të bllokojë planet e mbrojtjes së Aleancës për vendet e Balltikut, nëse militantët kurd nuk njihen si terroristë.

Gjithsesi për Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg, "Është një problem i kapërcyer".

"Ekzistojnë këndvështrime të ndryshme midis aleatëve të NATO-s, por ne kemi plane për të mbrojtur të gjitha vendet e Balltikut, Poloninë dhe aleatët e tjerë."- tha Stoltenberg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë