Londër, rebelohet për klimën ‘Extinction Rebellion’, protesta në katër qytete (VIDEO)

Protesta të shumta për klimën po zhvillohen në Londër dhe në qytete të tjera të Britanisë së Madhe.

Revoltat e inicuara nga “Extinction Rebellion” janë në vazhdën e protestave të muajit prilli, që çuan në arrestimin e më shumë se 100 personave.

"Kam frikë të kem fëmijë dhe jam e shqetësuar për të ardhmen time"- thotë një prej manifestuesve

Manifestuesit kanë kërkuar me zë të lartë pranimin si krim ndërkombëtar të Ekocidit, dëmtimin e ambientit natyror apo njëriut nga emetimi i tepërt në ajër i substancave kimike të dëmshme.

"Bota ndodhet në një situatë emergjence. Kemi nevojë për një përgjigje urgjente - thotë Liam Geary Baulch, një nga organizatorët e protestës

“Nëse manifestuesit po kërkojnë me ngulm të zgjerojnë konsensusin ndërkombëtarë për çështjen, aktorët politik jo gjithmonë kanë arritur të ‘vjelin’ simpatinë e shtetasve të tyre, të cilët kanë bllokuar rrugët”- thotë një tjetër manifestuese – ‘ndihemi të pafuqishëm se askush nuk na dëgjon”.

“Protestuesit duhet të shkojnë të protestojnë përpara ambasadave të atyre vendeve që bëjnë pak ose aspak përpjekje për reduktimin e gazrave të dëmshëm në atmosferë” - thotë një banor i kryeqytetit britanik

Qeverisë Britanike manifestuesit i kërkojnë të ketë një objektiv të qartë, emetimin zero të karbonit deri në vitin 2025 dhe jo deri në vitin 2050. Njëherazi ata po përpiqet të mobilizojë ambientalistët e gjithë botës për një manifestim të madh ndërkombëtar në 7 tetor.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Festat e fundvitit, turistët e huaj zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet: Është një vend i bukur

Festat e fundvitit, turistët e huaj zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet: Është një vend i bukur