Në një përpjekje për të penguar përparimin e "po"-së ndaj pavarësisë skoceze, që po pushton debatet politike dhe ekonomike, kryeministri britanik konservator, David Cameron, përgatitet të paraqesë një plan të ri transferimi pushteti për Edinburgun.

Ky plan i mbështetur nga laburistët, që përkrahin gjithashtu mbajtjen e Skocisë nën Britaninë e Madhe, do të publikohet sot.

Ky plan parashikon t'i japë skocezëve, që tashmë kanë një Asamble dhe një shef qeverie, një autonomi më të madhe në çështjet buxhetore, në fushën e taksave dhe të shpenzimeve sociale.

Sipas sondazhit më të fundit të publikuar sot, vetëm nëntë ditë nga referendumi, të dy kampet janë gati në një nivel, "po"-ja për pavarësinë ka 38 për qind të votuesve, "jo"-ja 39 për qind dhe 23 për qind nuk kanë dhënë përgjigje./ATSH/