LONGYEARBYEN - Rreth 2 000 turistë pritet të shkojnë në arkipelagun norvegjez Svalbard (Spitzberg), që ndodhet në Arktik rreth 2 000 kilometra në veri të Oslos, i vetmi territor me ishujt danez Faroe nga ku mund të vërehet ky fenomen gjatë të cilit Dielli do të shndërrrohet në një disk të zi për dy minuta e 47 sekonda.
Ky eklips përkon edhe me ekuinoksin e pranverës.
Ai do të fillojë në orën 09:41 në Faroe dhe në orën 10:11 në Svalbard.
Fenomeni do të fillojë dy orë më herët në Kepin e Gjelbërt, por atëherë ai do të vërehet me vështirësi.
/ATSH/
/Shqiptarja.com