Loreta Berhami, në një rrëfim për jetën mes Tiranës e Gjenevës dhe historinë e bukur të dashurisë: Si u njoha me bashkëshortin argjentinas

Të gjithë e njohin si ‘’zonja e librave’’ për shkak të dashurisë dhe pasionit me të cilin flet gjithmonë për to. Loreta Berhami është drejtuesja e shtëpisë botuese ‘Pegi’, e cila gjithmonë vjen me rrëfime të bukura në media si për titujt e rinj ashtu edhe për jetën e saj personale. Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli”, rrëfeu historinë e saj  të dashurisë dhe na tregoi edhe njëherë bukurinë e gjëravë që ndodhin krejt rastësisht.

Unë isha në Paris për një semestër shkëmbimi dhe u takuam rastësisht në një lokal latino-amerikan, ku kërcehej salsa. Unë nuk dija të kërceja salca më tërhoqën shoqet e mija, sapo kisha dalë nga një lidhje 5-vjeçare, kisha 2-3 javë që isha ndarë me të dashurin tim kështu që isha e mërzitur dhe erdhën dy shoqet e mija nga Italia që të më takonin. Ishte java e Pashkëve kështu që ishim me pushime edhe me tërhoqën që të dilnim, shkuam te ky lokali dhe u takuam komplet rastësisht. Erdhi të bënte muhabet dhe nuk dukej as nga ata cunat që po të gjuante, nuk ishte fare e dukshme për mua. Ai ishte i mërzitur, unë isha e mërzitur, të gjithë kërcenin vetëm ne të dy spo kërcenim. Ai kishte mbaruar për ekonomi, unë studioja për ekonomi , kishim disa gjëra të përbashkëta. Gjërat rrodhën shumë natyrshëm , filluam të dilnim, gati dy muaj në Paris si të dashur” shprehet ajo.

Një histori e bukur dashurie nga e cila erdhën në jetë edhe dy fëmijët e tyre Leoni dhe Sofi, për të përmbushur familjen e shëndetshme që Loreta ka krijuar. E pyetur për prindërimin dhe diferencat mes saj dhe bashkëshortit, që vijnë nga dy kultura të ndryshme, ajo shprehet se është më strikte me fëmijët:

Unë jam goxha strikte si prind, kërkoj disiplinën ndonjëherë më shumë seç duhet. Ndërkohë që im shoq është si argjentinasit mesatar, shumë më liberal,  është jashtëzakonisht i përfshirë në edukimin e fëmijëve, edhe për atë janë prioriteti numër një, nuk është nga ata baballarët që hynë në skenë vetëm kur mamaja mungon.

Nuk mund të mungonte në këtë bisedë edhe rrugëtimi i saj me librin, një pjesë e pandashme që në fëmijëri.

Libri parë që kam lexuar ka qenë në moshën 5 vjeçare, fillova shumë libra njëkohësisht sepse mamaja kishte një mikeshë që punonte në shtypshkronjë dhe më sillte nga një libër. Dhe filloi të më sillte shumë libra dhe mbaj mend që libri parë që kam mbaruar deri ne fund ka qenë ‘Aventurat e Çufos’. Mbaj mend që ka qenë një periudhë deri në moshën 13 vjeç që lexoja vetëm libra, domethënë dilja shumë pak, merrja librin dhe në tavolinë, sa u kthye në një problem. Më jepte shumë kënaqësi.

Loreta Berhami ka jetuar larg dhe afër Shqipërisë njwkohwsisht, e larguar që në moshën 15 vjeçare për t’u arsimuar në Itali. Ajo tregon vështirësitë e të qënit një studente larg familjes dhe në një vend të huaj.

Unë ika 15 vjeçe në Itali për të bërë shkollën dhe viti parë ishte shumë i vështirë sepse isha e vetmja shqiptare në një shkollë të mesme, isha financiarisht më pak e favorizuar dhe mësoja goxha sepse për atë kisha shkuar, sepse prindërit kishin bërw një sakrificë shumë të madhe dhe kjo ishte e vetmja gjë që mund t’i bëja krenar. Kështu që Italianëve i dukej shumë çudi që erdhi kjo vajza ndryshe nga ne, që flet me një theks të çuditshëm dhe për me tepër iu kaloja me mësime dhe i vinte inat. Por më pas u integrova pak nga pak dhe gjërat shkuan shumë mirë.

Ndërsa foli  edhe për  një moment tepër të vështirë të jetës së saj, ndarjen nga jeta të babait, me të cilin kishte një lidhje të veçantë.

Tani që ka ikur është bërë jashtëzakonisht i pranishëm në mendjen time, për cdo gjë më vjen në mendje. Më shumë se këshillë është një mani që ma ka kaluar babi është ‘ Nëse do të bësh dicka bëje mirë’ . Kjo është kryesorja që mua më është kthyer praktikisht në mani pasi jam një prefeksioniste e lindur.

E pyetur nëse kishte një mesazh apo këshillë për ata persona që si ajo kanë humbur një person të dashur këtë periudhë, tha se dhimbja nuk kalon por bëhet një bashkëudhëtar në jetë, me të cilin dhe ajo është mësuar tashmë.

Dhimbja nuk kalon kurrë, është dicka me të cilën duhet të mësosh të bashkëjetosh. Unë nuk jam e mendimit që duhet të përpiqesh ta lësh menjëanë   apo të ngushëllosh veten sepse mendoj që këto janë ilace që nuk bëjnë efekt. Mendoj që nëse ndjen dhimbje merr kohën që të duhet që të ndjesh dhimbjen deri në fund, nëse ke nevoj që të qash qaj,  jam kundra ndrydhjes së dhimbjes sepse ajo e gjen gjithmonë një mënyrë për tu kthyer mbrapa, sa më shumë ta ndrydhësh, do kthehet pas e do të dali në forma të tjera. Vetëm se e di që një ditë jeta do të bëj të buzëqeshës sërish, dhimbja do të jetë gjithmonë aty por do të jetë një bashkëudhëtarë me ty.

184/2
MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Çështja e nxehtë e imigrimit/ Donald Trump rikthen Tom Homan si drejtor për kontrollin e kufijve! Priten dëbime masive të imigrantëve pa dokumente

Çështja e nxehtë e imigrimit/ Donald Trump rikthen Tom Homan si drejtor për kontrollin e kufijve! Priten dëbime masive të imigrantëve pa dokumente