Lori Hoxha iu thotë mirëmëngjes në
rrobëdeshamp nga Parisi/ Foto

Lori Hoxha ka ditë që është zhvendosur për pushime në “qytetin e të dashuruarve”, dhe bashkë më të është bashkuar edhe motra e saj, Sara me bashkëshortin Ledion Liçon e djalin e tyre.

Pavarësisht faktit se ajo nuk është vetëm , Lori ka mbajtur aktiv fansat e saj në Instagram me foto nga vende të bukura që ka Parisi.

Fotot të cilat Lori ka publikuar janë nga hotele që janë tepër luksoze dhe normalisht çmimet duhet të jenë të kripura por jo të papërballueshme për xhepin e saj.

Përveçse po i shijon këto ditë relaksi Lori është shfaqur bukur dhe me stil në të gjitha fotot, por ndër më të preferuarat për fansat ka qenë një foto ku vajza e të ndierit Dritan Hoxha është e ulur në një tavolinë ngrënie, e veshur me rrobëdeshamp dhe me sfond kullën “Eiffel” e ka shoqëruar me mbishkrimin “Morning blis”(mëngjes i lumtur).

Nuk kanë reshtur pëlqimet dhe komentet  pozitive për këtë shkrepje perfekte.

[gallery]24839[/gallery]

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, ja si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës

Moti i keq, ja si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës