Ish-kapiteni i kombëtares Shqiptare të futbollit, Lorik Cana ishte pjesë e prezantimit të dokumentarit për ndeshjen Serbi-Shqipëri, në Londër.

Por përveç angazhimeve të tij duket se Loriku ka kohë edhe të argëtojë fansat e tij dhe këtë nuk e bën vetëm në fushën e lojës por edhe ne komunikim me to që bën në Instagram.

Cana ka publikuar një foto në llogarinë e tij ku duket i ulur në një tavolinë, nën sfondin e flamurit Shqiptar e duket shumë i menduar me duar të lidhura që i mbështet në mjekrën e tij.

Ish-kapiteni e ka postuar foton me mbishkrimin “Duke mendu shka kemi për drekë nesër?”.

Menjëherë pas publikimit të kësaj fotoje nuk kanë munguar reagimet e fansave të shumtë që ka Loriku.
 
 

Tu mendu shka kemi për drek nesër? 🤣

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana) on


Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com